Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Fluturojnë" 41 patenta për 24 orë, Mercedesi kapet me radar në Elbasan-Tiranë, lëvizte me 165 km/h

Shkruar nga Newsbomb
"Fluturojnë" 41 patenta për 24 orë, Mercedesi kapet me

41 patenta janë pezulluar nga Policia Rrugore gjatë 24 orëve të fundit, dhe 7 shoferë kanë rënë në pranga. Në total janë ndëshkuar me gjobë në gjithë vendin 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 

Me radar është kapur dje një Mercedes që lëvizte me drejtim Elbasan-Tiranë, me shpejtësi 165 km/h.

Informacion nga Policia e Shtetit:

Evidentohen dhe ndëshkohen 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. 

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

• Janë pezulluar 41 leje drejtimi, nga të cilat 23 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në 165 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë, dhe 18 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.    

• Janë vendosur 345 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 89 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• Janë vendosur 11 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll