Hapësire reklamuese

Aktualitet

Fluturimet SOT drejt Italisë, Autoriteti i Aviacionit Civil ka një njoftim të rëndësishëm

Shkruar nga Newsbomb

Sindikata e punonjësve në Itali, ka paralajmëruar për sot një grevë 4 orëshe, e cila nis në orën 10:00 paradite dhe përfundon në orën 14:00.

Nisur nga kjo situate, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Italisë gjatë së hënës në këtë orar, që të kenë kujdes, pasi si “pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve”.

Autoriteti i Aviacionit Civil  i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

NJOFTIMI I PLOTË:

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë më 25 Mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve.

AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.