Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

“Fluturim të çmendurish”, eksperti i Aviacionit: Kodi i AAC i ndalon fluturimet lokale, Kryeministri dhe ministrja e pshurrën!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eksperti i Aviacionit Civil Dritan Goxhaj e quan “fluturim të çmendurish” uljen e avionit të “Air Albania” dje në Kukës, me disa emigrantë shqiptarë nga Londra. Avioni u ul fillimisht në Rinas, e pastaj në Kukës.

Sipas Goxhajt, Kodi ajror i ndalon fluturimet lokale, ndaj ai i djeshmi ka qenë i rrezikshëm dhe i paligjshëm. “Edhe kapiteni i atij fluturimi, i cili ka edhe licensë EASA, e ka ditur shumë mirë se ka cënuar çdo rregullore fluturimi dhe totalisht sigurinë e fluturimit për të cilën ai është përgjegjës kryesor, duke fluturuar pa asnjë proçedurë legale dhe pa plan fluturimi”, shkruan Goxhaj.

Eksperti thotë se kryeministri dhe ministrja ka “pshurrur” pikërisht atë Kod të miratuar nga AAC.

“Por gjenitë e AAC-së kanë harruar se çfarë kanë shkruar në Kodin Ajror të Republikës, Ligji 96/2020, në nenin 5 të tij: “Fluturime lokale” janë fluturime që nuk përfshijnë transportin e pasagjerëve, postës dhe/ose ngarkesave midis aeroporteve të ndryshme ose pikave të tjera të autorizuara të uljes.

Pra, sipas këtij Kodi që sot AAC sëbashku me ministren dhe Kryeministrin i pshurrën përsipër, jo për herë të parë, i gjithë fluturimi është i jashtëligjshëm, përveçse edhe i rrezikshëm”, vijon Goxha.

Shkrimi i plotë i Dritan Goxha, ekspert i Aviacionit Civil:

Sot partia me pushtet dhe në pushtet që vepron si mburojë e sektit më pervers dhe injorant që ka parë ndonjëherë Shqipëria që nga koha e Haxhi Qamilit, sektit të “Rilindjes”, realizoi uljen e një avioni pasagjerësh në aeroportin e Kukësit. Sot, duke parë këtë veprim të tyre, kuptova qartësisht togëfjalëshin e kodit penal “ Grup i strukturuar kriminal”. Që një grup të jetë i strukturuar duhet që ai të ketë nxitës dhe drejtues, organizatorë dhe ekzekutues, ku secili kryen detyra të ndryshme me qëllim përfitimi material ose jo.

Dhe sot me fluturimin e bërë në Kukës, fluturim të cilin kryetari i sektit të ‘Rilindjes” ka mëse disa muaj që e nxit dhe urdhëron, u pa qartësisht funksionimi i këtij grupi, grup ky që përbëhej nga Kryeministri Ed Rama si nxitës dhe urdhërues, nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe këshilltari i saj si organizator, nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë, Albkontrolli, aeroporti i Rinasit, kompania Air Albania dhe aeroporti i Kukësit si ekzekutues të një veprimi total antiligjor, i cili jo vetëm që vuri në rrezik gjithë sigurinë e operimit por edhe të pasagjerëve që këta kishin hipur në avion gjatë këtij fluturimi si furgon në itinerarin Tiranë-Kukës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të gjithë këta nuk lanë rregullore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e aviacionit pa shkelur, plus  një seri nenesh të kodit penal, që nga shkelja e rregullave të fluturimit e deri te më e pakta, moskallzim krimi.

Këta të papërgjegjshëm në maksimum e kryen këtë fluturim në një aeroport i cili nuk është i çertifikuar dhe kodi ajror i Republikës e përcakton qartësisht që nuk mund të kryhen fluturime në aeroporte të paçertifikuara. Them i paçertifikuar sepse ajo copë letër që mund të këtë firmosur AAC me urdhër nga partia mëmë është e pavlefshme dhe, si rrjedhojë, e fallsifikuar, pasi asnjë aeroport nuk mund të çertifikohet pa pasur një proçedurë ulje- ngritje dhe operimi të avionëve (IAP), proçedurë kjo që duhet të jetë publikuar në faqen e Albkontrollit dhe njëkohësisht edhe në faqen e Eurokontrollit. Dhe po të hyhet në këto faqe gjendet vetëm proçedura e aeroportit të Rinasit.

Pastaj, pas veprimit të AAC radha i erdhi kompanisë personale që Rama na e shet si gjysëm shtetërore, Air Albania, e cila me turqit e saj u vu e gjitha në shërbim të veprimit kriminal të Ed Ramës dhe e ekzekutoi fluturimin. Edhe kapiteni i atij fluturimi, i cili ka edhe licensë EASA, e ka ditur shumë mirë se ka cënuar çdo rregullore fluturimi dhe totalisht sigurinë e fluturimit për të cilën ai është përgjegjës kryesor, duke fluturuar pa asnjë proçedurë legale dhe pa plan fluturimi. Dhe kur vijmë te plani i fluturimit, na del në pah puna e pjesës tjetër të këtij grupi të strukturuar kriminal, ajo e ALbkontrollit që ka lejuar një fluturim në një aeroport për të cilin nuk ka asnjë proçedurë dhe Aeroporti i Rinasit, i cili ka lejuar ngritjen e këtij avioni pa pasur një plan fluturimi dhe në një destinacion që nuk figuron askund.

Dhe në fund, por jo i fundit, është aeroporti i Kukësit, i cili ishte pritësi final i këtij fluturimi të çmendurish e i cili ka pranuar të jetë pjesë e kësaj vepre i vetëdijshëm se nuk ka asgjë gati për një fluturim komercial. Dhe i fundit sërish është dhe mbetet AAC-ja, e cila ndoshta e ka justifikuar veten se ky është një fluturim lokal, pasi nuk mund të jetë ndërkombëtar sepse u krye nga Rinasi dhe jo nga Londra, pasi për arsyet e lartpërmendura asnjë vend i botës nuk e njeh këtë aeroport.

Por gjenitë e AAC-së kanë harruar se çfarë kanë shkruar në Kodin Ajror të Republikës, Ligji 96/2020, në nenin 5 të tij: “Fluturime lokale” janë fluturime që nuk përfshijnë transportin e pasagjerëve, postës dhe/ose ngarkesave midis aeroporteve të ndryshme ose pikave të tjera të autorizuara të uljes.

Pra, sipas këtij Kodi që sot AAC sëbashku me ministren dhe Kryeministrin i pshurrën përsipër, jo për herë të parë, i gjithë fluturimi është i jashtëligjshëm, përveçse edhe i rrezikshëm.

E di që shumë nga ju do thoni që u krye e nuk pati asnjë aksident, e vërtetë, por në vetvete ai qe një incident dhe kjo po sipas kodit të AAC: “Incident” është një ngjarje, e cila nuk konsiderohet aksident, e lidhur me operimin e avionit, që ndikon ose mund të ndikojë në sigurinë e operimit të tij.

Prandaj të gjithë ata që do hidhen përjetë duke tentuar të mbrojnë veten si pjesëmarrës në këtë grup të strukturuar kriminal dhe ata të cilët me urdhër nga lart do shpalosin talentin e tyre të panjohur në fushën e aviacionit, përpara se të shkruani, ju sugjeroj që t’i bëni një pyetje vetes dhe po patët edhe bythë bëjani edhe drejtuesve tuaj dhe anëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal: Kur aeroporti i Kukësit mud të jetë totalisht funksional në fund të qershorit dhe, edhe nëse Rama do i humbiste zgjedhjet, ai përsëri në këtë datë do të jetë akoma kryeministër, pse nuk priti ta bënte inagurimin tamam pa shkelur e rrezikuar asgjë e askënd po zgjodhi ta bënte me shkelje e me rrezik të gjithkujt tashti?!!!

Kur t’i jepni përgjigje kësaj pyetjeje, do të jeni më të kthjelluar e më të qartë në veprën kriminale të këtij grupi, të cilin uroj që SPAK ta marrë në konsideratë pas kallzimit. Dhe kështu do arrini të kuptoni edhe një shprehje të Galileo Galileit të thënë në vitin 1600: Ai që nuk di rreth një gjëje mund të konsiderohet si injorant, por ai që e di si qëndron e vërteta e diçkaje dhe sërish vazhdon ta konsiderojë atë të vertetë një gënjeshtër, ai është thjesht një kriminel.

Ta gëzojmë aeroportin e Kukësit, por atëherë kur ai të jetë në rregull me të gjitha normat kombëtare e ndërkombëtare, e jo si tekë e një Kryeminstri kriminel i cili mendon se ligji është vetëm për rrajat e jo për të, se përndryshe, kështu si e përdori Rama, ai do të jetë thjesht një hajmali pa vlerë për ne, por për cv për bashibozukët e këtij grupi të strukturuar kriminal.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img