Hapësire reklamuese

Politikë

Flutura Açka-Ramës: Kryeministër jep DORËHEQJEN! Lidhja me McGonnigal provohet nga një seri ngjarjesh

Shkruar nga Newsbomb
Flutura Açka-Ramës: Kryeministër jep DORËHEQJEN! Lidhja me

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka kërkon që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, teksa i referohet arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal, i cili u arrestua një ditë më parë për fshehje të marrjes së 225 mijë dollarë nga një ish agjenti i SHISH në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo deklaron se për shkakun e tij Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj.

Açka thekson se bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonnigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist.

Postimi i plotë i Flutura Açkës:

Kryeministër, jep dorëheqjen!

E ke me zë e me figurë.

Për shkakun tënd Shqipëria po shahet sot në gjuhë të huaj. Turp!

Nëse ke një fije dinjitet, largohu!

Bashkë me ish-funksionarin e Sigurimit të Shtetit komunist, McGonnigal ka zhvilluar aktivitet lobimi dhe udhëtime në Europë në shkëmbim të 225,0000 dollarëve të përfituara nga ish-funksionari komunist. Lidhja ndërmjet McGonnigal, ish-funksionarit të Sigurimit të Shtetit komunist dhe Edi Ramës provohet nga një seri ngjarjesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese