Hapësire reklamuese

Politikë

Flutura Açka për bashkimin e demokratëve: Duhet kërkuar ndjesë, po kush ta bëjë?!

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja demokrate Flutura Açka, thotë se demokratët sot janë të ndarë pas muajve sharje, fyerje dhe veprime brabare. Sipas saj, opozita vetë ka ndjesa për të kërkuar, por nuk ka kush ta bëjë sepse duhet shkallë e lartë dashurie, koshience, por edhe substancë civilizimi.

"Këtë moment… Mendova se sot KM do ta niste fjalërinë e tij diarretike me një ndjesë publike ndaj shqiptarëve, se në këtë sallë një anëtar i Grupit Parlamentar të PS, por edhe një kolegu im deputet, po largohet si hajdut i shqiptarëve.

As zverdhet, as skuqet KM. E pse ta bëjë? E mori mandatin e katërt ditën e triumfit të Skizmës Demokrate.  Po flet për “financimin e vetmisë” në bujqësisë, por nuk flet për “financimin e hajnisë” që ka mbrojtur deri tani.

Ku jemi ne - Opozita - t’ia themi në sy në Parlament këtë faqe shqiptarëve? Ne jemi në kërkim të penjve të shqyer të demokratëve që tashmë - pas disa muajve sharje, fyerje, lëndime e veprime barbare - janë të ndarë. Kemi edhe ne për të bërë ndjesat tona. Po kush t’i bëjē? Duhet shkallë e lartē dashurie, koshience, por edhe substancë civilizimi, ta bëjmë këtë", shkruan deputetja e PD Flutura Açka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu