Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Flutura Açka, deputetja shkrimtare e së djathtës në një intervistë të rrallë

Shkruar nga Newsbomb
Flutura Açka, deputetja shkrimtare e së djathtës në

Nga Ilir Xhafaj

E kisha menduar prej ditësh dhe në fund zgjodha t’i shkruaja. Ajo ishte njëjtë sikurse e kemi parë gjithmonë. “Po, patjetër. Është kënaqësi”, u pa në ekranin e smartfonit mesazhi i dërguar nga Flutura Açka. Ishte gati të rrëfehej për gjithçka dhe shumëçka. E ndërsa fliste, unë humba nëpër rreshtat e saj aq brilant dhe tërheqës. Në një mbështje të ndezur të diellit, drita që ndriçonte zyrën e saj e bënte të dukej si një figurë e shenjtë e zbritur nga qielli për të ndarë një pjesë të zemrës së saj. E njohur për guximin dhe përkushtimin për të shëruar Shqipërinë, Flutura na shoqëroi në një udhëtim të thellë dhe emocional.

Por, prapa këtij zemërimi dhe forcës së jashtëzakonshme, preku edhe historinë që ka shënjuar përjetësisht rrugën e saj, humbjen e djalit. Në një intervistë të mrekullueshme për Revistën Neësbomb. al, Flutura Açka shpërthen në një valë emocionesh që ndërthurin historinë e dhimbshme të jetës së saj. Në çdo fjalë dhe thënie, ajo rikujton ngjarjen e ashpër, duke i dhënë një përmasë të thellë humaniteti. Ndërkohë që dëshirat flasin për ndryshime dhe vizione për të ardhmen e vendit, ajo nuk mund të mbajë të fshehta ndjesitë.

Përmes fjalëve dhe syve të ndezur nga emocioni, ajo na kujtoi edhe një herë se jeta është një shkallë e vështirë për t’u kapërcyer, por që mbart dhe shumë vlera. Përkundër dhimbjes së thellë, në këtë rrëfim enkas për Newsbomb, na mëson se guximi dhe përkushtimi mund të shndërrojë edhe ndryshimet më të mëdha.

Një vajzë, një grua, një nënë e mrekullueshme, Flutura nuk lë pa prekur edhe zhvillimet e fundit politike në vend. Në një kohë kur PD duket se po lëngon nga ndarjet, ajo nuk ka gati “recetat” për kurimin e saj, por këshillat dhe mendimet se si mund e duhet bërë më mirë. Ashtu sikurse në letra, me pasionin dhe përshkushtim është gati të japë kontributin e vet në dobi të shoqërisë shqiptare. Shpreson siç thotë, të ruajë “higjenën” në rrugëtimin e saj në politikën shqiptare, ku baltën nuk ta kursejnë qoftë edhe pa shkak.

Teksa e pyes për zhvillimet në PD, Flutura kujton një fjalim në Kuvend, për partinë që solli demokracinë në Shqipëri por që tani ka mbetur viktimë e 3B-ve. Njëra, thotë ajo duke ju referuar Lulzim Bashës, është e vaksinuar në Europë dhe në këtë grup bën pjesë dhe vetë, me bindjen se është në anën e drejtë të historisë.

Sot, mazhoranca dhe opozita kanë një marrëveshje mes tyre dhe pjesë e takimit të parë në Kuvend ishte dhe Flutura Açka. Me ironi, e përshkruan me një fjali të vetme gjithë çfarë u diskutua mes socialistëve dhe demokratëve. “Unë isha vetëm dhe bëra sehir se si hidhej sheqeri i dasmës, ndërkohë që ‘nusja’ kishte kohë që ishte me barrë”, shprehet politikania demokrate.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 31-të të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese