
Deputetja e PD, Flutura Açka duket se është bërë gati për organizimin e planifikuar për 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka postuar një foto me thonj të bërë, ku bie në sy logoja blu e PD.
E pozicionuar krah Bashës dhe kundër Berishës, ajo ironizon kur thotë se “në demokraci nuk ka nesër pa higjienën e djeshme.”
“ Iu zgjaten, prore i rrisin
e sërish n’heshtjen tonë,
vazhdojnë të na gërricin,
trupin dhe shpirtin.
Në demokraci nuk ka nesër pa higjienën e djeshme.
Po a jemi ne demokraci? Në demokraci shoqëria ka ndjeshmëri, administrata nuk të gjobit, parlamenti nuk është zyrë noterie dhe të përfaqësohet me grupin é vet parlamentar në burg, partitë nuk janë kompanira dhe qytetarët nuk janë numra,” shkuan Açka.
Ndarja e partisë më të madhe opozitare në vend edhe pikërisht pas shpalljes së Sali Berishës non grata nga SHBA. Më pas thirrja e dy kuvendeve, në dy data të ndyshme në dhjetor të 2021 përçau edhe më shumë PD-në.
Prej këtij momenti demokratët u desh të kalonin një tjetër disfatë, “beteja e përgjakshme” për selinë blu më 8 janar të 2022.
Edhe psë të ndarë, Partia Demokratike e Shqipërisë feston sot 33 vjetorin e themelimit të saj, prej 11 Dhjetorit 1990. Katër muaj më pas, në zgjedhjet e parakohshme të 22 Marsit 1992 Partia Demokratike fitoi shumicën absolute duke simbolizuar futjen e demokracisë dhe të pluralizmit politik në Shqipëri.