Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Fluks i madh aplikimesh, shtyhet afati i vlefshmërisë së kartave të ID

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zgjatet afati i përdorimit të kartave të identitetit që skadojnë në vitin 2019.

albsig

spring

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishin sot në zyrat e reja në Rrugën “Bardhyl”, të cilat u vijnë në ndihmë 120 mijë banorëve të Njësive 3 dhe 4.

Ata bënë me dije se afati i vlefshërisë së këtyre kartave do të shtyhet deri më 31 dhjetor 2019.

Shtyrja e afatit u bë për për të ulur fluksin e qytetarëve të cilët aplikojnë për letërnjoftime elektronike.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj siguroi qytetarët se me kapacitetet e shtuara nuk do të kenë asnjë pengesë në marrjen në kohë të shërbimit të kërkuar.

“Është rezultat i një pune intensive që është bërë ditët e fundit, për të rritur kapacitetet e prodhimit për kartat e identitetit edhe në prag të zgjedhjeve, por edhe për të përballuar fluksin e madh i cili lidhet me skadimin e një numri shumë të madh kartash, të cilat janë prodhuar pothuajse në të njëjtën kohë në vitin 2009. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Brendshme kanë ndërmarrë masa për të zgjeruar kapacitetet dhe për të përmirësuar kushtet e aplikimit”, nënvizoi Lleshaj.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img