Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
100 %
1.5kmh
90 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Fluks emigrantësh, Polonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Polonia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dy provinca pranë kufirit të saj me Bjellorusinë.

Vendi u detyrua të marrë këtë vendin në përpjekje për të frenuar fluksin e emigrantëve nga vende të tilla si Iraku dhe Afganistani që kalojnë nga Bjellorusia.

Gjatë javëve të fundit vendi ka parë një fluks emigrantësh të cilët mbërritën në kufirin e tyre me Bjellorusinë dhe Varshava fajësoi Minskun për këtë ngritje të emigrantëve.

Presidenti Adrzej Duda, një aleat i ngushtë i partisë nacionaliste në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS), më herët bëri me dije se do të miratonte gjendjen e jashtëzakonshme, e cila pritet që të zgjasë për 30 ditë dhe do të mbulojë pjesë të rajoneve Podlaskie dhe Lubelskie.

“Situata në kufirin me Bjellorusinë është një krizë dhe është ende e tensionuar,” tha kryeministri Mateusz Moraëiecki në një konferencë shtypi.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Bjellorusisë janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të kaluar pasi Presidenti Aleksandër Lukashenko shpalli fitoren në zgjedhjet që kundërshtarët e tij dhe vendet perëndimore thonë se ishin manipuluar.

BE ka vendosur sanksione ekonomike ndaj Bjellorusisë dhe ka akuzuar Lukashenkno se ka inkurajuar qëllimisht emigrantët ilegalë të kalojnë në Poloni dhe shtetet baltike, Letoni dhe Lituani si një formë e “luftës hibride”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img