Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur në lidhje me infeksionin “Florona” që po qarkullon në të gjithë vendet.
Ajo ka shpjeguar se “Florona” nuk është variant i ri i Covid, por është është një mbivendosje infeksionesh të COVID dhe gripit tek i njëjti person.
“Florona u lancua nga Izraeli dhe është një mbivendosje infeksionesh tek i njëjti person ai i COVID-19 dhe atij gripal. Nuk është variant i ri virusi”, tha Rakacolli për “report tv”.
Rakacolli tha se fuqia e COVID-19 po dobësohet dhe se vaksina po bën efektin duke siguruar më shumë mbrojtje nga koronavirusi.
“Në Tiranë është edhe gripi stinor që është aktiv, gjë që nuk e kishim vitin e kaluar. Fakti që tregon se ka nisur të mbizotërojë edhe gripi, atëherë COVID nuk e ka më atë fuqinë shpërndarëse si në fillim , por edhe se vaksinimi ka dhënë efektin e saj”, tha ajo ndër të tjera.