Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Floriana Garo: Protesta e opozitës në bulevard, skenari është mister

Lajme të ngjashëm

Zëdhënësja e PD Floriana Garo shprehet se protesta e opozitës gjatë ditës së martë do të mbahet në bulevard.

Duke patur parasysh faktin që një pjesë e mirë e bulevardit është konsideruar zonë e kuqe për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor, Garo nuk saktësoi zonën ku opozita do të vendoset.

Megjithatë anëtari i Këshillit Kombëtar, Arben Ristani shtoi se kreu i PD Berisha disa herë ka deklaruar që parametrat e sigurisë nuk do të cënohen.

Pjesë nga diskutimi në emisionin “Opinion”:

Garo: Ne e kemi thënë që do mblidhemi në bulevard. Ne po nisemi për një protestë paqësore.

Fevziu: Ku do i mblidhni njerëzit?

Garo: Në bulevard.

Fevziu: Do tentoni ta kaloni zonën e sigurisë?

Garo: Nuk mund të flas për skenarin, është mister. Ne do mblidhemi në bulevard dhe do t’i tregojmë Europës që kemi arsye për të protestuar. Do nisemi për një protestë paqësore.

Ristani: Ka deklarata të vazhdueshme nga kreu i PD  që nuk do të cënohen parametrat e sigurisë.

Më shumë