Hapësire reklamuese

Politikë

Floriana Garo promovon "foltoren" me shqiptarët në SHBA: Së shpejti do e organizojmë dhe këtu

Shkruar nga Newsbomb
Floriana Garo promovon "foltoren" me shqiptarët në SHBA:

Drejtoresha e Komunikimit të foltores së ish-kryeministrit Sali Berishës, Floriana Garo ka promovuar “Foltoren” edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ajo ka ndar disa foto ku shihet krah aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari. Ato në SHBA kanë zhvilluar një takim me disa shqiptarë që jetojnë në SHBA, teksa shkruan se ata e mbështesin “Foltoren”dhe se një e tillë fo të zhvillohet dhe në Easr Coast.

“Nje mbremje e mrekullueshme mbreme mes shqiptareve te Amerikes ne Neë York! Foltorja ka nje mbeshtetje te jashtezakonshme ketu e te gjithe duan te kontribuojne e te jene pjese e revolucionit qe na pret. Se shpejti do te kemi nje Foltore edhe me Shqiptaret e East Coast!  #foltorja  #11dhjetor2021” shkruan ajo në postimin e saj.

Nuk dimë sesi mund të zhvillohet kjo “Foltore” në SHBA, pasi ish kryeministrin  Sali Berisha është shpallur “non grata” së bashku me familjen e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll