Aktori Florjan Binaj dhe ish Miss Albania, Sadina Alla janë bërë prindër për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë aktori me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar dorën e të sapolindurit.
“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj.❤️ Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë” shkruan Binaj në postimin e tij.
Binaj dhe partnerja i kanë vendosur emrin vajzës Vjosa. Aktori është një nga personat që kërkonte me ngul kthimin e Vjosës në Park Kombëtar. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe djalë, Glauk dhe Krena