Hapësire reklamuese

Bota

Flitet se mund të ndahet nga Donald Trump, zbulohet pasuria marramendëse që fiton Melania pas divorcit

Shkruar nga Newsbomb

Ivana, gruaja e parë e presidentit dhe nëna e tre fëmijëve të tij, mori 14 milion dollarë dhe disa prona të tjera kur çifti përfundoi divorcin e tyre në 1992.

Ekspertët dyshojnë se Melania Trump mund të largohet me 50 milion dollarë nëse ajo divorcohet nga Donald.

Disa filluan të spekulojnë se marrëdhënia e presidentit me Melania Trump po acarohej, pasi ajo u pa në një ceremoni të Ditës së Veteranëve në Virxhinia duke mbajtur krahun e një ushtaraku në vend të burrit të saj.

Ishte paraqitja e parë e çiftit që kur Joe Biden u shpall fituesi i parashikuar i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Eksperti i gjuhës së trupit Judi James i tha Fabulous Digital se zonja e parë u shfaq "e tensionuar", ndërsa presidenti ishte nën "presion të qartë".

Edhe ish-ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë thanë se zonja e parë po "numëron minutat" derisa të mund të divorcohet nga Trump.

Në rast se ajo ndahet mund të marrë një pasuri marramendëse edhe për t'u kujdesur për djalin e saj Barron Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu