‘Flisnim çdo ditë në telefon, por…’, vëllai i Zhaneta Josifit tregon bisedat e fundit: Ja pse telefonova policinë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:58 03-07-2020 ‘Flisnim çdo ditë në telefon, por…’, vëllai i Zhaneta Josifit tregon bisedat e fundit: Ja pse telefonova policinë Zhaneta Josifi dhe vajzat e saj, Anisa dhe Blerta

Ngjarja e bërë publike dje në media ka tronditur mbarë opinionin publik. Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa Josifi u gjetën të pajeta në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dje ajo tha fjalët e para pas gjendjes së rënduar shëndetësore: Ju nuk e keni idenë se çfarë sakrificash kemi bërë ne për të fituar ringjalljen.

Gjithashtu dëshminë e tij e ka dhënë dhe kunati i Zhanetës, i cili tha se kishte një vit që nuk e takonte Anisën, vajzën e madhe e cila sipas ekspertizës ka 15 muaj që qëndronte në shtëpi e vdekur.

Kunati i saj ka thënë për gazetaren Dorjana Bezat që kunata me vajzën tjetër nuk e kishin lënë të takonte Anisën duke i thënë se nuk e kishte mbushur afatin për të dalë.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjëtër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka deklaruar kunati.

Në polici ka folur edhe vëllai i Zhanetës, daja i vajzave. Ai ka deklaruar se ata flisnin në telefon çdo ditë, por dy-tre ditët e fundit nuk kishin komunikuar. z.Selman F., tha se për këtë fakt u shqetësua dhe lajmëroi policinë, e cila hapi derën me forcë dhe konstatoi trupin e pajetë të dy viktimave.

“Flisnim në telefon thuajse çdo ditë. Por prej dy ditësh nuk po më përgjigjej, as ajo, as mbesat. U shqetësova dhe fola me vëllanë e motrën tjetër, por edhe ata më konfirmuan të njëjtën gjë. Për këtë arsye shkova te shtëpia dhe shqetësimi filloi të shtohej edhe më shumë kur nuk po më hapte njeri derën. Në këtë moment vendosa të telefonoj në Polici”, ka treguar vëllai i 56-vjeçares.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012098073959351
array(1) { ["section"]=> string(114) "flisnim-cdo-dite-ne-telefon-por-vellai-i-zhaneta-josifit-tregon-bisedat-e-fundit-ja-pse-telefonova-policine-212706" }