Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flinin me telefonat e porosive të drogës te koka, burgosen 2 shqiptarë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Dy shtetas shqiptarë janë vënë në prangat e policisë,  pasi janë gjetur duke fjetur pranë telefonave të tyre të porosive për drogë.

Në pranga u vu Artan Merkaj, 30 vjeç dhe Berti Ruko, 29 vjeç, në Victoria Bridge Street, Manchester, pasi u shpallën trafikantë droge të klasit të parë.

Në orët e para të 14 shtatorit 2017, oficerët e policisë i arrestuan në një apartament Rukon dhe Merkaj; ata e gjetën Rukon duke fjetur me katër telefonat e tij tek koka ku merrte porositë nga përdoruesit e kokainës.

Kur policia hyri në dhomën e Merkajt,, ata gjetën një telefon tjetër në jastëkun e tij dhe dy të tjerë mbi komodinën e krevatit.

Policia i kapi mesazhet në telefon ku klienti e pyeste: Hë, mund të vish pranë Schloss që të marrë një gr apo apo mund të sjellësh një gr kokainë?

Po ashtu policët zbuluan fletoren ku mbanin shënim paratë dhe mallin që furnizonin, ku shitjet u shkonin afro 30 mijë paund në javë.

Kështu që më 28 gusht 2018, Ruko u dënua me pesë vjet e dy muaj burg dhe Merkaj me katër vjet e tre muaj burg.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.