Hapësire reklamuese


Politikë

Fletë-thirrja e Policisë mbërriti me vonesë, shtyhet seanca në SPAK për Rakip Sulin

Shkruar nga Newsbomb
Fletë-thirrja e Policisë mbërriti me vonesë, shtyhet seanca

Seanca e marrjes në pyetje për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, është shtyrë për javën e ardhshme. Prokuroria e Posaçme bën me dije se Suli do të paraqitet për të dhënë dëshminë për kallëzimet ndaj ti, më datë 6 Nëntor.

Shkak për këtë shtyrje është bërë mbërritja me vonesë e fletë-thirrjes për kryebashkiakun e Kamzës, nga shërbimet e Policisë së Shtetit. Kjo është ftesa e dytë dhe e fundit për Sulin, ndaj nëse ai nuk paraqitet në SPAK, do të shoqërohet me polici.

Kallëzimet ndaj Rakip Sulit lidhen me disa pretendime dhe akuza për fondet e programit të rindërtimit. Pas denoncimeve të qytetarëve. kryebashkiaku i Kamzës pritet të shpjegojë se si ka dhënë shpërblimet për tërmetin e ndodhur 4 vite më parë.

“Nuk e shmanga kërkesën e SPAK-ut. Por ftesa më erdhi në 12.30, ndërkohë që më kërkonin për në 12.00”, është shprehur kryebashkiaku Rakip Suli për gazetaren Anila Hoxha. Më tej, ai ka theksuar se do të paraqitet në SPAK “sapo t’i vijë seanca tjetër”.

Siç ka rrjedhur në media, akuzat e procedimit penal që lidhen me Rakip Sulin janë katër, si më poshtë:

“Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në ngarkim të Rakip Sulit janë depozituar dy kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme; një kallëzim nga anëtarët e Këshillit Bashkiak që përfaqësojnë opozitën dhe një nga banorët e Bashkisë së Kamzës, të cilët kanë nisur të pyeten si dëshmitarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese