Hapësire reklamuese

Politikë

Flet zyrtari i degës së “SHKRIRË”: LSI ndryshoi kursin, ndaj ikëm të gjithë si shtab! S’i bashkojmë kurrë votat me PD-në

Shkruar nga Newsbomb
Ish-zyrtari i LSI në Kombinat

Muhamed Limani, zyrtari i një prej degëve të LSI-së në Kombinat, që sot vendosën të “dezertojnë” masivisht së bashku me të paktën 120 anëtarë, duke iu bashkuar PS-së, tregon arsyet e këtij vendimi.

Ai tha se janë rreth 80 anëtarë pranë tij, të cilët sot kanë braktisur LSI-në dhe i janë bashkuar PS-së. Arsyeja sipas tij është tradhëtia që LSI i ka bërë duke u bashkuar me Partinë Demokratike.

“LSI është parti e majtë, s’mund t’i bashkojmë votat me PD”, tha ndër të tjera ai në një intervistë për “Fax News”.

“Janë afërsisht 80 anëtarë që kanë qenë të LSI dhe kanë kaluar te Partia Socialiste, kanë plotësuar formularin dhe janë pajisur me kartat e PS. Ky grup po vazhdon punën dhe tashmë është bashkuar me PS. LSI na ka braktisur deri sa është bashkuar me krahun e djathtë. LSI nuk është parti e djathtë, LSI është parti e qendrës e majtë, dhe të gjithë anëtarët që kanë kaluar në LSI kanë qenë anëtarë të PS-së, më parë, për hir të së vërtetës. Dhe lëvizi kursin, se s’mundet të bashkojmë votat me PD. Kjo është arsyeja kryesore. Është një shtab i tërë që e vendosi të largohet nga LSI. Unë kam nga 2013 me LSI pasi ishte e majtë. Do të ofrojmë mbështetjen për programin e PS, po rikthehemi në origjinën tonë”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu