Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Flet vëllai i Agim Bucit: Vladimir Kurtin ta vrasë vetë i ati, nëse babai rriti një mostër…

Shkruar nga Newsbomb

Pas dhënies së masës “arrest me burg” për vrasësit e Agim Bucit, në Kamëz ka folur vëllai i viktimës, Fierit Buci.

Ai është shprehur për News24 se nuk mund ta falin vrasësin e vëllait duke shtuar se janë të tronditur nga ky akt të cilin sipas tij e bëjnë vetëm terroristët.

“I ati i Vladimir Kurtit të mos i bëjë thirrje shtetit por ta vrasë vetë të birin”, u shpreh vëllai i viktimës. “Nëse babai rriti një mostër le ta ndëshkojë vetë’, shton ai.

Fierit Buci bën me dije se djali 6-vjeçar i cili pa gjithe skemën e krimit nuk e di ende që i ati ka vdekur, ai mendon se do të operohet. Gjithashtu Buci bën thirrje shtetit ta ndihmojë djalin me një psikolog pasi gjendja e tij psikologjike është e rëndë.

Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda hynë për të grabitur dyqanin e Agim Bucit mbrëmjen e së mërkurës. Gjatë tentativës për grabitje ata qëlluan me armë ku si pasojë mbeti i vdekur pronari i dyqanit dhe u plagos bashkëshortja e tij. Në momentin e kësaj ngjarje brenda në dyqan ishte dhe djali 6-vjeçar i ciftit i cili e pa gjithë skenën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese