Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flet Rudina Xhunga: Ja pse u revoltova ndaj Uarda Çotës (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Biseda e sotme në Zululand kishte në fokus një shkrim të sapo publikuar nga Rudina Xhunga.

Në shkrim ajo qortonte festën që u bë te dyert e burgut, pas amnistisë ku u lirua edhe Uarda Çota, vajza e cila u dënua me 5 vjet burg për aksidentin që i shkaktoi vdekjen e djalit 11­ vjeçar, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014, gjë që, sipas Xhungës, ishte fyerje për njerëzit e viktimës dhe tregonte dehumanizim te shoqërisë shqiptare.

Nano kishte shkëputur një pasazh nga shkrimi i Rudina Xhungës dhe vetë gazetarja tregoi se ky shkrim doli si një “ulërimë” dhe se në shkrim nuk ka fajësuar as Uardën, as Manjanin, dhe as mediat për show-n e krijuar, por shkrimi ishte ndjeshmëri, ishte revoltë, zemërim dhe nuk ishte shkrim patetik. Ndërsa shprehet se Uardën do të donte ta intervistonte pasi është kurioze për çfarë përfaqëson ajo.

Në pjesën e dytë të Zululand-it u hap një “kapitull i ri” ku u diskutua për jetën e Xhungës si gazetare në xhunglën mediatike shqiptare, dhe për librin më të ri të saj me titull “Përrallat e Pitilushes”.

Xhunga shprehet se ky libër me përralla ka ardhur në jetë falë vajzës së saj 3-vjeçare dhe ndjeshmërisë që ka fituar nga amësia.

“Vizion +, është një eksperiencë që të ka dhënë mundësinë të tregosh që je një Rudinë tjetër, apo ajo që ishe?”: e pyet Nano

“Frikë e madhe ishte kur vajta, sepse unë e kisha vulosur veten se isha “ Rudina e Topit” dhe nuk e dija se çfarë kishte pas Topit. Por, nuk paska më mirë se të lëvizësh dhe të ndryshosh. Rigjeta veten në një dimension të ri, u shpreh Xhunga, duke ia sugjeruar të gjithëve ndryshimin.

Kur Nano e pyeti se sipas saj, cili gazetar është më i populluar Xhunga, Fevziu apo Balla, Xhunga u përgjigj se nuk e besonte që ishte aq popullore sa Fevziu dhe Balla, pasi shqiptarët janë maskilistë dhe preferojnë burrat.

Emisioni i sotëm u mbyll midis batutash ku Xhunga dhe Nano nuk binin dakord në atë që Xhunga tha se burrat shqiptarë janë maskilistë, duke futur edhe vetë Mustafa Nanon në këtë kategori.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu