Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Flet profesori i Elvi Fundos: I ka rënë në qafë standarteve profesionale por ata hundleshët… (REAGIMI I PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Flet profesori i gazetarisë Zylyftar Bregu për rastin e gazetarit Elvi Fundo, të dhunuar dje barbarisht, në mes të ditës e në mes të Tiranës, nga autorë ende të paidentifikuar. Profesor Bregu thotë se, edhe pse Fundo i ka “rënë më qafë standarteve profesionale” ai nuk beson se ata që e dhunuan dje kishin si motiv ta përmirësonin profesionalisht.

“Elvi Fundo ka qenë një ndër studentët e gazetarisë që ishte në prag të diplomimit kur unë nisa në Departamentin e Gazetarisë.

Prej asaj kohe, ai ka pasur një karrierë, si shumica e gazetarëve, herë në redaksitë që zbulojnë mëkatet e pushtetit e herë në zyrat që tentojnë të manipulojnë redaksitë e mediave. Por gjithmonë ka qenë antikonformist. Tipari kryesor i një gazetari.

Gjithmonë transparent për pozicionin që ka zgjedhur. Edhe pse herë herë duke i rënë më qafë stardadeve profesionale të objektivitetit, balancës, pse jo dhe ndershmërisë. Pavarësisht cenimit të standardeve profesionale, unë nuk besoj që ata “hundleshët” që e dhunuan dje, kishin si motiv që ta përmirësonin Elvin profesionalisht.

Ata kishin si qëllim në rastin më të mirë ta trembnin e në rastin më të keq ta linin sakat. Prandaj legjitimimi i dhunës ndaj tij, dhe ndaj cilitdo gazetar, sidomos kur vjen nga i ngjashmi, është më së paku cinik”, përmbyll profesor Bregu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img