Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Flet policia, 65-vjeçari humbi jetën në Shkodër nga infarkti në zemër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fillimisht u tha se Kadri Skrela ra në kontakt me rrymën elektire, por sot policia bëri të ditur që ka humbur jetën si pasojë e problemeve me zemrën.

Tifozi nga Tirana ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Ai kishte shkuar në këtë qytet për të parë live ndeshjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, por nuk ka mundur dot të kthehet i gjallë në banesën e tij.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar policia, e cila bën me dije se ditën e djeshme, rreth orës 23:30, 55-vjeçari Kadri Skrela, banues në Tiranë ka mbërritur me urgjencë në Spitalin e Shkodrës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Të afërmit e viktimës bëjnë me dije se Skrela ka qenë në stadium për të parë ndeshjen e futbollit Shqipëri-Maqedoni në Shkodër dhe pas ndërprerjes së ndeshjes është larguar me familjarët. Gjatë rrugës ka pasur probleme (patologji) me zemrën.

Ai është transportuar për në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, ku edhe ka ndërruar jetë.

Nga rezultati paraprak i ekspertizës  mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të tjera. Vdekja dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një infrakti në zemër, i cili ishte paralajmëruar edhe nga shqetësimet që Skrela kishte pasur para dy ditësh në zemër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img