Fotografi që kapi me aparatin e tij momentin e trishtë kur një djalë i vogël sirian mbetet vendoset në një ndenjëse të ambulancës, tregon momentet e tmerrit që pasuan.
Fotografia e shndërruar në ikonë, tregon djaloshin e vogël të ulur në një karrige ngjyrë portokalli brenda një ambulance, i mbuluar me gjak dhe pluhur. Fotografia është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.
“Po i transportonim nga një ballkon në tjetrin”, thotë fotografi Mahmoud Raslan. Ai thotë se transportoi edhe trupa të pajetë përpara se të merrte në dorë djalin e vogël sirian, të cilin një doktor e identifikoi si 5 vjeçari Omran Daqneesh.
“Ne e dërguam djalin e vogël menjëherë në ambulancë ndërsa vajza 11-vjeçare priti të shpëtohej edhe nëna e saj”, tregon ai mes lotësh.