Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Flet për pensionet dhe mban në dorë orën 80 mijë euro”, qytetarët shpërthejnë ndaj Macron, video bëhet virale

Shkruar nga Newsbomb
“Flet për pensionet dhe mban në dorë orën 80 mijë

Rrjeti ka “shpërthyer” ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron dhe për të gjithë këtë “urrejtje” është bërë ora që ai mban në dorë.

Në një intervistë ku po fliste për pensionet Macron mbante në dorë një orë e cila thuhet se kushton plot 80 mijë euro.

Por pak çaste pas intervistës ai shihet duke ulur duart nën tavolinë, dhe pa u vënë re e ka hequr atë. Kjo lëvizje e presidentit ka sjellë dhe reagime të forta në rrjet.

Mirëpo nga ana tjetër, këshilltarët e Emmanuel Macron shpjegojnë se: Presidenti mban një orë Bell & Ross BR V1-92 të personalizuar me stemën e Presidencës së Republikës. Ai e mban atë shumë rregullisht për më shumë se një vit e gjysmë. Ndryshe nga gjithçka që promovohet në rrjetet sociale, Presidenti nuk e heq orën për ta fshehur, por sepse sapo e kishte përplasur në tavolinë. Zhurma dëgjohet qartë në videon e shpërndarë.

https://twitter.com/juillet71/status/1638787805664137216

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese