Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flet për herë të parë Olesia Duka: Mora 900 mijë euro borxh se më kërcënuan dy vëllezërit biznesmenë

Shkruar nga Newsbomb

Ka dhënë sqarime për herë të parë, Olesia Duka, stomatologia 38-vjeçare nga Tirana, e cila ësjhtë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Durrësit për mashtrim të disa biznesmenëve dhe disa personave të tkerë në Tiranë dhe Durrës.

Sipas hetimeve të para, Duka akuzohet se ka përvetësuar prej tyre përmes mashtrimit një shumë prej 2 milionë euro.

Ditën e sotme ajo është paraqitur në gjykatën e Durrësit dhe ka dhënë dëshminë e saj para trupës gjyqësore, nën mbrojtjen e avokatëve Redi Rama dhe Anisa Giu.

Ajo ka deklaruar se personat që kanë bërë denoncim kundër saj i njeh, por sqaron se është kërcënuar nga dy vëllezër biznesmenë duke i thënë se i detyrohej një shumë prej rreth 900 mijë euro. Në këto kushte, stomatologia tha se është detyryar të marrë borxhe te disa persona të tjerë, përfshirë edhe kredi bankare.  

“Kontratat e huamarrjes i kam lidhur para noterit në lidhje me personat e mësipërm që kam marrëdhënie biznesi. Me shtetasin Idlir Hoxha me të cilin jam njohur më 2 nëntor 2016, kam pasur 6 muaj marrëdhënie biznesi, dhe në qeshor vëllai i tij më tha se i detyrohesha 843 mijë euro borxh. I thashë që kjo nuk është e mundur. Kërcënimi që më bënë 2 vëllezërit më detyruan të merrja borxh te disa persona të tjerë, e madje edhe kredi bankare për t’ua shlyer”, mësohet të ketë thënë Olesia.

Në fund të seancës gjykata e Durrësit vendosi ndaj saj masën e siogurisë “arrest me burg”.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll