Hapësire reklamuese

Politikë

Flet për herë të parë Enno Bozdo pasi u la jashtë listave të PD-së: S'është koha për keqardhje, por mobilizim

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari organizativ në Partinë Demokratike Enno Bozdo nuk është përfshirë në listat e kandidatëve të PD, megjithatë ai thotë se nuk ndjen asnjë keqardhje për këtë pjesë dhe shpreson që demokratët të marrin më shumë se 71 mandate.

 Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Bozdo ka komentuar edhe zërat kritikë të Lulzim Bashës brenda PD-së.

Përse mungon në listën e kandidatëve sekretari organizativ i partisë? Cili është shpjegimi që ju ka dhënë kryetari Basha  dhe a ndjeni keqardhje për moskandidimin tuaj?

Enno Bozdo: Sekretari organizativ i shërben Partisë Demokratike në çdo pozicion të mundshëm. Keqardhje? Kjo e tashmja nuk është koha për keqardhje, por për mobilizim nga gjithsecili prej nesh.

Ndërkohë, sa i përket kritikave ndaj Bashës, Bozdo tha se “nuk është e ndershme që të kërkon shkarkimin e kryetarit të një partie politike kur fushata sapo ka nisur. Unë arrij të kuptoj gjithçka, edhe emocionet njerëzore, por fushata është betejë dhe në betejë disiplina është e shenjtë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë betejë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu