Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Flet për herë të parë Eduard Selami, pranon humbjen dhe zbulon telefonatën me Lulzim Bashën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eduard Selami pranon humbjen përballë Lulzim Bashës, si kreu i ri i PD.

Në një deklaratë për mediat, ai uron Bashën dhe zbulon telefonatën e urimit sot në mëngjes me kreun e ri.

“Dje ne kishim zgjedhjet. Zgjedhje shumë të rëndësishme në historinë e  Partisë Demokratike të cilat unë mendoj se, pavarësisht nga rezultati, sikurse kam thënë përherë, do të jem dhe jam një hap përpara  në forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike . Më lejoni të falenderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që u morën me përgatitjet e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë.

Gjithsesi kjo është; demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë  dhe unë e respektoj këtë votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe e kam uruar për fitoren dhe i bëj thirje të gjithë demokratëve të gjithë atyre që kanë votuar për mua dhe atyre që s’kanë votuar për mua dhe atyre që kanë bojkotuar, hajde të bashkohemi, ti japim Shqipërisë një opozitë të fortrë për të cilën ka shumë nevojë vendi. Dhe unë do të jap gjithë kontributin tim dhe përpjekjet e mia që, kjo të realizohet.

Pavarësisht se zgjedhjet ishin të pabararta ky ishte një hap i rëndësishëm përpara dhe sic e dini unë kam hartuar një platformë konkrete në konsultë me demokratët nga e gjithë Shqipëria që këto zgjedhje që vijnë, ti bëjmë akoma më të mira dhe kjo do të jetë fryma e bashkëpunimit.  Unë mendoj se PD ka dalë  më e fortë nga kjo garë dhe unë do të vazhdoj kontributin tim si anëtar i PD, që Partia Demokratike të kthehet dhe një herë shpresë për të gjithë shqiptarët ”, u shpreh Selami.

I pyetur nga gazetarët se cili do të roli i tij në konstributin e PD, Selami u tregua i prerë duke thënë: “Platforma ime është shpalosur. Tashmë unë jam një demokrat krenar si gjithmonë, anëtar i seksionit të njësisë dy, dega Tiranë”. 

Më shumë

spot_img