Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
67 %
1kmh
0 %
Pre
16 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Flet pas 6 orëve seancë Saimir TAHIRI dhe godet ‘ministrat e rinj’ të Ramës: Gjyqi im komik! E kam bërë detyrën më mirë se ata që ishin e ata që janë (Ç’THOTË PËR RIKTHIMIN NË POLITIKË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

950ea4e071372c1e7817d1b7e873467d

Flet pas seancës maratonë në Apelin e Tiranës, Saimir Tahiri.

Seanca ka zgjatur 6 orë por sërish vendimi është shtyrë për në datën 24 qershor.

Ndërkaq, ish-ministri e cilësoi gjyqin e tij si ‘komik’ ndërsa nuk la pa ‘goditur’ të emëruarit e rinj të Ramës, nga Xhafaj e Lleshaj duke thënë se e ka bërë detyrën e tij ‘më mirë se ata që ishin e ata që janë’.

“S’e besoj që ia vlen të zgjatem, ne folëm dhe besoj kjo ishte e fundit, tani do flasë gjykata cfarë t’ju them më? Nuk ia vlen të zgjatem. Kursejani dhe njerëzve gjithë këtë historinë komike të gjyqit tim se është bërë qesharake përtej cdo niveli. S’besoj se ka njeri terezi të dëgjojë këto gjëra. Unë nuk kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kam qenë i akuzuar dhe në gjyq për të respektuar drejtësinë. Jam i vetmi dhe që kam dhënë mandatin tim të deputetit për të ardhur këtu si qytetar. Se mund të shkoja në parlament të bëja nga një rrëmujë çdo të enjte e të rrija sërish aty.

Nuk ka rëndësi në drejtësia do vijë nga gjykata apo kjo drejtësia që besoj unë por jam super i bindur që kam bërë gjënë e duhur. Më akuzojnë për shpërdorim detyre, të jeni të bindur që e kam bërë detyrën më mirë se ata që ishin e ata që janë”, tha ish-ministri teksa iu përgjigj pyetjes nëse do rikthehet në politikë.

“Saimir Tahiri s’ka ikur, kjo historia e politikës, nuk më tundon, siç nuk më tundoi nga momenti që ika si deputet.

Do ta pranoj vendimin pa asnjë diskutim. Sa të drejtë do e quaj apo jo, të shoh vendimin e të flas. Unë di raportin tim me të vërtetën dhe të drejtën. Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”, tha Tahiri.

Më shumë

spot_img