Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Flet njeriu i afërt: Si u mbulua vdekja e Princeshë Dianës, ja e vërteta

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Diana dhe Dodi: E Vërteta”, është libri i fundit i shkruar nga ish-zëdhënësi i Mohammed Al-Fayed, Michael Cole, që pretendon të hedhë dritë mbi tragjedinë e 20 viteve më parë.

Cole është zotuar se në librin e tij zbulon të vërtetën për atë që ndodhi dhe që sipas mediave britanike, publikimi i librit do sikletosë familjen mbretërore pasi ish-korrespondenti mbretëror i BBC, Cole, thotë se është i vetmi person që i njihte të tre viktimat e aksidentit me makinë në vitin 1997 në Paris.

Në 31 gusht bëhen 20 vite nga vdekja e Princeshës Diana, Dodi Al Fayed dhe shoferit francez Henri Paul, një tragjedi që u pasua nga shumë teori rreth asaj çka ndodhi në të vërtetë, raporton Newsbomb.al.

Ai thotë se që prej fillimit nuhati që ngjarja po mbulohej si nga autoritetet franceze edhe ato britanike.

Miliarderi egjiptian Mohamed Al-Fayed ka deklaruar më parë se djali i tij dhe Diana u vranë nga agjentët e MI19 me urdhër të Princit Filip për t’i ndaluar ata të martoheshin.

Libri i Cole do publikohet në 31 gusht të këtij viti, në 20 vjetorin e vdekjes së Princeshës Diana. /Newsbomb.al

Më shumë

spot_img