Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Flet nëna e Marsel Osmanit pasi u kap autori i tretë i vrasjes së djalit: Angel Miçani e goditi me makinë dhe levë për t’i thyer brinjët, prej 5 vitesh prisja drejtësi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

50c557028cd00f2f1ef46cd68ae1b6a6

Nëna e Marsel Osmanit, i cili u rrah për vdekje në 29 gusht të vitit 2016 në një lokal tallavaje në Korçë ka folur pas arrestimit të autorit të tretë të vrasjes.

Angel Miçani u arrestua ditën e sotme, 5 vite pasi kishte ndodhur vrasja e të riut.

Nëna e viktimës, Adelina Trimi ka thënë se e dinte që Miçani ishte i përfshirë në vrasjen e të birit dhe që prej 5 vitesh ka kërkuar drejtësi.

Sipas saj ka qenë Angel Miçani ai që e ka goditur me makinë djalin e saj më pas me leva duke i thyer brinjët.

“Djalin e masakruan, e kanë goditur me leva dhe dru, kishte shenja në të gjithë trupin, në kokë ishte goditur me levë dhe djali kishte vdekur në vend jo në spital. Unë e dija që i përfshirë ishte Angel Miçani sepse ai e goditi me makinë dhe më pas me leva duke i thyer edhe brinjët.

Kam 5 vjet që kam kërkuar të vihet para përgjegjësisë Angeli sepse në CD që paraqisja në gjykatë dukej që ai ishte bashkëpunëtor.

Më në fund drejtësia u vendos, falë mediave që e kanë trajtuar këtë ngjarje të rëndë që i ndodhi djalit tim. Kërkoj dënim maksimal për të tre autorët sepse më morën dritën e syve, unë vetëm atë djalë kisha, dhe tani jam e vetme”,- tha ajo.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img