Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Flet mjeku i spitalit të Kavajës për vdekjen e Dwamena: I ngritëm të gjithë në këmbë

Shkruar nga Newsbomb
Flet mjeku i spitalit të Kavajës për vdekjen e Dwamena: I

Mjekët e spitalit të Kavajës kanë folur për mediat lidhur me vdekjen e kapitenit të Egnatias, Raphael Dwamena. Sipas tyre është ndjekur procedura e plotë, por shtuan se pacienti erdhi në spital në “kodin e zi”, domethënë pa parametra jetësorë, pa tension, pa frymëmarrje, pa aktivitet kardiak.

“Pacienti erdhi në spitalin e Kavajës në “kodin e zi”, domethënë kishte bërë exitus (term mjekësor për vdekjen), pa parametra jetësorë, pa tension, pa frymëmarrje, pa aktivitet kardiak. Në EKG nuk kishte aktivitet.

Ka ardhur rreth orës 14:07, 14:10, 14:13. Ne u lajmëruam nga ekipi i qendrës shëndetësore të Rrogozhinës rreth orës 2 pa pak dhe i kishim marrë masat se e dinim që do të vinte rasti. E ngritëm të gjithë personelin në këmbë. U bë reanimimi kardio-pulmonar dhe nuk u arrit. Nuk kishte më shpresa, ishte i pashpresë.

A i kishin pajisjet e duhura? Transportimi është bërë. Ambulanca e Rrogozhinës i ka të gjitha, sepse ka ardhur me ambulancën e Rrogozhinës në spitalin e Kavajës. Ne këtu i kemi bërë të gjitha me ekipin mjekësor, reanimimin, frymëmarrjen, masazhin kardiak sipas protokollit. Respektuam protokollin mjekësor që bëhet në këtë rast.

Por shkakun nuk e dimë, ka ndodhur në fushë sipas të dhënave dhe ka bërë gjendje të fikti atje.

Fjalën e fundit e thotë mjekësia ligjore, çohet sipas procedurave ligjore ne spitalin rajonal të Durrësit. Për mendimin tim i është dhënë ndihma e duhur që në vendin e ngjarjes të ndodhur, se edhe minutazhi ka qenë shumë i shpejtë, në fushë ka qenë 2 pa pesë, ka ardhur në 2 e 10, në kohë rekord. Edhe sikur të shkonte ekipi jonë do të ishte shumë më vonë, ka ardhur në kohë rekord, më shpejt nuk mundet. Por kur ka ardhur, ka ardhur pa parametra jetësorë.

Shkaku? Nuk na kanë dhënë se edhe ne informacionet e sakta nuk i dimë. Ne flasim për atë që ka ndodhur në spitalin e Kavajës, për pjesën tjetër është dikush tjetër. Nuk ia arritëm! Se na erdhi keq edhe ne, se kemi kalamaj e të gjitha, por këto janë…”, tha njëri nga mjekët e spitalit të Kavajës.

Sulmuesi i Egnatias, Raphael Dwamena ndërroi jetë sot, teksa në sfidën mes Egnatias dhe Partizanit ra pa ndjenja në fushën e lojës. Kapiteni i rrogozhinasve nuk ia doli dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese