Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Flet miku i përbashkët i Mehmet Qemës dhe autorit, hedh akuza të FORTA: Ai u qëllua me plumb poshtë barkut, në QSUT nuk e preku me dorë njeri, prisnin policinë, humbi jetën nga gjakderdhja (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Egli Çekrezi, mik i përbashkët i Mehmet Qemës dhe i Marjus Demës ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën 28-vjeçari në Tiranë, dy ditë më parë.

Egli Çekrezi është shprehur se Mehmeti me Marjusin nuk ishin thjeshtë shokë, por ishin si vëllezër dhe gjithçka e bënin bashkë. Ai ka treguar se ngjarja ishte aksidentale dhe se të gjithë ishin të tronditur.

Çekrezi tha se ishin duke bërë shaka me armën deri në momentin që ka dëgjuar krismën e armës. Ai ka bërë edhe një akuzë të fortë duke thënë se pas ngjarjes viktimën e kanë çuar në QSUT, teksa tha se mjekët nuk e kanë prekur me dorë.

Miku i viktimës dhe autorit tha se në spital kishin qëndruar për 25 deri 30 minuta dhe se askush nga mjekët nuk e prekur me dorë Qamën, i cilu humbi jetën nga gjakderdhja.

“I njihja të dy i kisha shokë. Sa kam lënë punë kam shkuar në lagje akoma nuk mund ta kuptojë. Ishim duke qeshur e po bënim muhabet. Nuk e di sesi ndodhi kjo gjë. Nuk e besoj se po shkojë ke Mehemti. Atë natë kisha dy minuta që kisha shkuar sa shkova ndodhi kjo gjë. Kisha shkuar se unë bëjë piktura në atë zonë, dhe si ishin cunat bashkë nuk e di pse ka ndodhur kjo gjë. Përpara meje nuk e di a kishin cunat që ishin mbledhur, unë kisha dy minuta që kisha shkuar. Ata ishin vëllezër, jo shokë. Ishin biseda të përditshme, dicka duke luajtur duke qesh. Ai tha ule armën, gjithcka ndodhi aksidentalisht. Unë kam qenë duke ngrënë buk, sa dëgjova armën u trondita. E kam cuar në QSUT, në spital 30 minuta kemi ndenjur.

E kemi dërguar tek “Nënë Tereza” ai ishte akoma gjallë nuk e kapte asnjë me dorë. Në QSUT na thanë presim policin, nuk e preknin me dorë, nuk e di. 25 minuta kemi ndenjur aty në QSUT, pastaj vetë e kemi futur në ambulancë për të cuar te Trauma. Jam shumë keq. Plumbi është marrë poshtë barkut, nga gjakderdhia ndodhi, askush nuk e prekte. Kam pa Marjusin në gjendje të keqe, ka tentuar të bëjë vetëvrasje,” tha ai ndër të tjera për “news24” në “zemër e hapur”.

“Shkova spitali pyta ke recepsioni e më tha është në sallë, dola jashtë, pastaj doli një djalë më tha ca e ke i thash shok, dhe më dha lajmin e keq.

Sa shkova ke spitali më dhanë lajmin e keq. U trondita shumë dhe kam ikur. Ne që ishim në video ishin të gjithë.  Ne nuk mundemi t’i shohëm familjarët e tij. Ishin të dy shumë cuna të mirë. Nuk e di ku e kanë gjetur atë armë. Kur ika unë na u duk sikur ishte bosh. Unë armën nuk e kam parë, e kam parë nga larg. Marjusi u trondit shumë, ja nisu më qa dhe godiste vetem me grushta kur dëgjoi lajmin.

Nuk kam fjalë, nuk mund ta besoj. Rreth 3 vite jemi shokë, na ka lidhur puna, se unë kam punuar tek lokali. Marrdhenia mes tyre ka qenë gjithmonë e mirë, debati i tyre i vetme ka qenë se kush do paguj kafen,” tha ai ndër të tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img