Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Flet mësuesja që mori AstraZeneca: Nuk kisha frikë! Ndjeva vetëm pak dhimbje trupi, ndërsa tani jam…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

17b5825ae512341b5922bd3483ddfb90

Përdorimi i vaksinës së Astrazeneca nuk është më një pikëpyetje në vendin tonë, pas ndalimit nga disa vende të Europës për shkak të pasigurisë dhe efekteve anësore që mund të sjellë kjo vaksinë.

Kjo për faktin se sot Komiteti Kombëtar i Imunizimit vendosi sot që të vazhdojë përdorimi i saj në Shqipëri. Ndërkohë teksa shumë staf pedagogjik e kanë refuzuar vaksinimin me AstraZeneca, mësuesja Nallbani e cila ka bërë vaksinën, në një lidhje me skype në emisionin ‘Open’ tha se nuk kishte asnjë dyshim që të pranonte të injektonte vaksinën edhe pse kishte shumë panik tek qytetarët, pas lajmeve të shumta.

Ajo rrëfeu se kishte disa simptoma të lehta në fillim dhe dhimbje trupi, por sot ndihej shumë mirë.

“Për vaksinën kemi dëgjuar shumë, por dyshime për ta marrë nuk kam pasur. Duke dëgjuar mendime specialistësh dhe mjekësh kështu që nuk kam pasur dyshime. Një pjesë prej tyre kanë pasur hezitim. Disa nuk e kanë bërë për shkak të kalimit të covid në një periudhë të afërt. Unë edhe pse e kalova isha e vendosur për ta bërë. Nuk kam përjetuar shqetësim edhe pse e kam bërë dje rreth orës 10. Kisha vetëm pak ethe e dhimbje trupi, sot ndjehem shumë mirë nuk kam asnjë lloj shqetësimi”, tha ajo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img