Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Flet kreu i Sindikatës Europiane: Kontrollorët e huaj nuk kanë licencë për në Shqipëri, grekët kanë pasur presion që kanë ardhur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajrorë, Volker Dick u shpreh mbrëmjen e sotme në një intervistë në ABC se, kontrollorët turq dhe grekë që u njoftua dje se kanë ardhur në Shqipëri nuk kanë licencë dhe nuk mund ta ushtrojnë detyrën si kontrollorë të AlbControl.

Volker Dick deklaroi se kontrollorët grekë kanë pasur presion për të ardhur në Shqipëri.

“Kam folur me Greqinë mbrëmë dhe di që nuk kanë dërguar njeri dhe guvernatori donte të detyronte disa persona të punonin në Shqipëri, por nuk besoj se do të funksionojë. Pak rëndësi ka nga vijnë ata nuk kanë licencë dhe nëse nuk ke licencë nuk mund të punosh, është njëlloj si të marrësh dikë që mund të ngasë një makinë dhe tani hajde, nuk mund ta bësh” tha ai.

Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajror i bëri thirrje drejtësisë shqiptare që të lirojnë nga qelia tre kontrollorët e arrestuar.

“Zgjidhja mund të kishte qenë përpara se të përshkallëzohej. Tani duhen plotësuar disa kërkesa, personat e arrestuar duhet të lirohen menjëherë” tha ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img