Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flet kamerunasi i kapur me 1 milion euro false në Rinas: M’i dha një shqiptar në Paris, nuk e dija çfarë kishte brenda

Shkruar nga Newsbomb
Flet kamerunasi i kapur me 1 milion euro false në Rinas: M’i dha

Kamerunasi që u kap me mbi 1 milion euro të falsifikuara në aeroportin e Rinasit ka thënë para hetuesve se nuk ishte në dijeni të ngarkesës në valixhe.

Josoue Ngankam tha se valixhen ia kishte dhënë një mik i tij në Paris, duke i thënë ta çonte në Tiranë, dhe aty do ta merrte sërish.

“Valixhja nuk është e imja, unë jam vetëm transportues. Një mik shqiptar ma dha në Paris dhe unë nuk e dija çfarë kishte brenda saj. Emrin nuk ia di se i thërras me nofkë. Më tha se do ta merrte sërish në Tiranë”, u shpreh ai para prokurorëve.

Brenda valixhes me 1 milion e 73 mijë euro të falisfikuara kishte edhe letra që përdoren për të printuar të tjera para false.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu