Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flet ish-politikani: Kam 11 muaj që nuk kam pirë një kafe jashtë shtëpisë, jam mërzitur, por zgjedh sigurinë përpara trishtimit nga mërzia

Shkruar nga Newsbomb

Politikani i njohur i PS, Namik Dokle, i tërhequr në fakt prej kohësh nga jeta politike, ka zgjedhur të ndajë me miqtë e tij një foto me maskë, nga ambientet e shtëpisë, duke u treguar të gjithëve se sot, mbushen plot 11 muaj që ai nuk ka dalë nga shtëpia, qoftë edhe për një kafe të shpejtë me miqtë.

Kjo sepse, pavarësisht trishtimit siç thotë Dokle, ka zgjedhur mes trishtimit nga mërzia, sigurinë për veten e tij dhe miqtë e vet. Politikani 75 vjeçar (në muaj mars ka ditëlindjen), nëpërmjet postimit në rrjetet sociale shkruan se dhe miqtë e tij fillimisht e morën me shaka, por më pas I dhanë të drejtë.

Postimi i Namik Dokles:

11 MARS - 11 SHKURT= 11 MUAJ

Po, kjo eshte e verteta. Ne 11 muaj asnje kafe jashte shtepise! Asnje vajtje ne restorant! Asnje takim, asnje tubim çfaredo qofte!

E trishte? Po, shume merzi me ka ngjallur kjo gjendje. Por ne mes trishtimit dhe sigurise kam zgjedhur sigurine. Per vete dhe per te tjeret. Disa shoke te mi te shkolles e moren me tallje kete “frike” timen. Por tani me japin te drejte. Uroj te me mirekuptojne edhe moshataret te tjere! Pse jo, edhe me te rinjtë!!!

dokle.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu