Hapësire reklamuese

Bota

Flet Infermierja që i qëndroi pranë kryeministrit Johnson: Ishte një pacient si gjithë të tjerët

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_324179" align="alignnone" width=""]Infermierja qe i sherbeu Boris Johnson-it[/caption]

"Boris Johnson ishte thjesht një pacient tjetër për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën".

Kështu është shprehur  infermierja nga  Zelanda e Re e cila është cilësuar si personi që ndihmoi Kryeministrin Boris Jonhson kur ishte i shtruar në spital, i prekur nga COVID-19.

Mësohet se infermierja, Jenny McGee është vlerësuar nga kryeministri pasi ajo i qëndroi 'mbi kokë' në kohën më të vështirë, kur ishte nën kujdesin intensiv dhe po trajtohej me oksigjen.

Infermierja ka folur për  (TVNZ), raporton BBC, ku është shprehur se të gjithë pacientët që futen në kujdes intensiv marrin kujdesin maksimal.

"Ne e konsiderojmë shumë seriozisht kush vjen në kujdesin intensiv. Ai ishte thjesht një pacient tjetër për të cilin ne po përpiqeshim të bënim çmos" është shprehur Mcgree.

McGee,  ka punuar në kujdesin intensiv për 10 vjet, tha se është  se është e dhimbshme të shikosh pacientët të cilët vuajnë larg familjes së tyre.

Kujtojmë që Boris Johnson u diagnostikua me koronavirus në datën 26 mars. Ai qëndroi 3 ditë në kujdes intensiv. Kur kryeministri u shërua dhe la spitalin  falënderoi të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për të gjatë qëndrimit në spital duke thënë se 'Ju kam borxh jetën time'.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu