Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Flet i pikëlluar babai i 32-vjeçarit që vrau gruan: Vëmendja jonë tani është te mbesa, mos ta ndjekë fati i keq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Babai i pilotit grek Babis Anagnostopoulos, i cili pranoi vrasjen e bashkëshortes së tij caroline Krauts, ka folur për herë të parë pas arrestimit të djalit të tij.

Mediet greke raportojnë se babai i 33-vjeçarit është shprehur se ai humbi dy fëmijë dhe se tani e gjithë vëmendja është përqendruar tek përkujdesja e mbesës, Lidias. 

“Unë kam humbur dy fëmijë në këtë moment”, është shprehur babai i 33-vjeçarit.

Aktualisht foshnja ndodhet nën kujdesin e familjes së të atit, ndërsa pritet që në ditët në vazhdim Prokuroria të vendosë për kujdestarinë e vajzës së vogël.

“E gjithë ajo që na intereson është fati i kësaj foshnje dhe ne duam të jemi sa më të përqendruar te ajo”, tha babai i Charalambos Anagnostopulos.

Sipas tij, përpjekja e tij dhe e pjesës tjetër të familjes është “të mos ketë më shumë fat të keq me një fëmijë që nuk është fajtor për asgjë”.

Më shumë

spot_img
spot_img