Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flet i ati i vajzës së abuzuar seksualisht nga 46-vjeçari në Pogradec: Unë mirë jam, çupa si të dojë, se mbaj me zor…

Shkruar nga Newsbomb

Babai i vajzës së abuzuaar në Pogradec nga 46-vjeçari Blerim Bizgjoni, ka folur për herë të parë për ngjarjen në fjalë, teksa ka habitur me deklaratën e tij.

Ai ka thënë se nuk ka qenë i informuar për çfarë ka ndodhur, dhe se vajza është e lirë të zgjedhë dhe të bëjë ç’të dojë. “Asgjë, ku di unë, tani ajo andej është, Anisa”, ishin fjalët e tij për gazetarët.

Fqinjët kanë thënë se ai është me probleme psikologjike dhe ndaj dukej disi i pashqetësuar nga gjithë çfarë ka ndodhur me vajzën e tij. Ndër të tjera, ai tregon se Blerimi ishte bërë shkesë që e mitura të fejohej me një djalë, por që ai iku në Greqi.

“Jo jo, nuk është ankuar për gjë. Vinte e dilte këtu. Ajo s’bëri gjë. Ai djali quhet Blerim. Kishim lidhje nga baxhanaku im se punonte andej me të. Asgjë nuk i kishte premtuar. Vet e njohi. Vajza është 14 vjeç dhe Blerimi është 2 vjet më i madh se unë. Vajza rrinte atje te Blerimi, kishte ata çupën shoqe (vajzën e Blerimit), ka një vit e gjysmë. Kërkonte të vinte në shtëpi, por rrinte atje. Ajo s’rri në shtëpi do shoqen e saj”.

I pyetur si ndihet tani pasi ka mësuar këtë ngjarje të rëndë, ai thotë:

“Asgjë tjetër, unë mirë jam, çupa si të dojë unë s’e mbaj me zor lidhur rri këtu apo rri atje, unë s’e di vetë nga jam. Po mirë minorene, unë çfarë t’i bëj, unë s’kam si ta marr litarin ta lidh atje sido që të jetë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu