Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Flet i ati i Elidonës: Bashkëshorti kriminel i privoi buzëqeshjen e saj të ëmbël dhe i mori jetën që i fali Zoti

spot_img

Lajme të ngjashëm

I ati i 25 vjeçares shqiptare, Elidona Demiraj, e vrarë në periferi të Londrës nga bashkëshorti i saj një javë më parë, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik si në Shqipëri por edhe në Londër.

Halil Demiraj ka shprehur mirënjohjen për të gjithë miqtë dhe shqiptarët brenda e jashtë vendit për ngushëllimet e përcjella ndërsa thotë se nuk ia uron askujt dhe askund fatin tragjik që pati vajza e tij.

“Me hidhërim të madh për vdekjen tragjike të vajzës tonë Elidona Demiraj por me një respekt e mirënjohje të thellë falënderoj përzemërsisht të gjithë shokët, miqtë, gjithë shqiptarët brenda kufijve e në diasporë e shumë njerëz të kombeve të tjera. Në mënyrë të veçantë familjarët komshi me vajzën time tre muajt e fundit të jetës së saj të shkurtër, për dhimbjen e madhe që treguar, për ngushëllimet që i përcollët familjes tonë, për vdekjen tragjike të vajzës tonë të pafajshme.

Për ara që nuk e njohin; Elidona vjen nga një familje në fshatin Begaj të Tropojës. U arsimua në Tropojë e u diplomua në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

U fejua në Tetor të vitit 2013 me Lulzim Qeleposhin (Arben Rexha, në Angli), u martua para 3 muajsh kur e mori në Angi.

Ky bashkëshort kriminel që jo vetëm i privoi dashurinë dhe lumturinë, buzëqeshjen e saj të ëmbël që për 25 vite nuk ju largua për asnjë çast nga fytyra e saj, i privoi, i mohoi e i mori edhe atë që ja fali Zoti, “jetën”, në kulmin e rinisë së saj.

Uroj që rasti i vajzës time të mos i trokasë në derë askujt dhe askund.”

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe deputetja e Tropojës, Mimoza Hajdarmataj.

“Në këtë pikëllim të thellë, çdo fjalë është e tepërt, por si bijë, bashkëshorte e nënë kam një revoltë të brendshme ndaj atyre që ngrejnë dorën dhe i marrin jetën vajzave dhe grave.

Nuk ështëe në traditën dhe fisnikërine e trevave tona kjo dhunë, këto ngjarje tragjike ndaj femrave.

Nga ana tjetër vrasjet e grave po ngrejnë një fatalitet qe çdo ditë po i peshon ndërgjegjes së shoqërise sonë.

Modeli që po ngrejmë për të rinjtë mbi respektin e raporteve njerëzore, është trishtues.

Drejtësia shpesh është e vonuar madje e mohuar për këto vrasje tragjike, por apeli i prindërve dhe i tërë shoqërisë është një këmbanë alarmi për një reagim mbarëshoqëror.

Zoti u dhëntë forcë familjes, të afërmve dhe shoqërise për ta përballuar këtë humbje tragjike të Elidonës”.

Më shumë




spot_img








spot_img