Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
1.5kmh
0 %
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Flet “heroi i ajrit” që shpëtoi foshnjen 8-muajshe: Amaneti që më la i ati, sekondat e ngjitjes m’u dukën përjetësi…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

*Nga Xhuliana Jakimi për Newsbomb.al

“Misioni fisnik i heronjve të ajrit, ‘kërko dhe shpëto’. Ata kërkuan mes kaosit dhe rrëmujës që sollën përmbytjet në Burrel duke marrë në bord “engjëllin e vogël” siç e quan foshnjen 8-muajshe rreshter Saimir Balla i cili riktheu dhe njëherë në memorien e tij për Newsbomb.al momentet e paharrueshme të shpëtimit të vogëlushes vetëm tre ditë më parë.

albsig

spring

Ai rrëfeu i ngarkuar emocionalisht sesi arriti të përmbushte amanetin e një babai në panik dhe të ngrinte në ajër mes rrebeshit bashkë me kolegët e tij foshnjen 8 muajshe,  për ta dorëzuar tek e ëma e cila e priste me ankth.

Teksa rreshteri mbështolli vajzën me batanije dhe e mbërtheu mes krahësh pët t’u ngjitur lart, i ati, siç rrëfen rreshteri i la një porosi: “Amanet vajzën, po e gjeti gjë, unë nuk e dua jetën më”.

I bindur për ta çuar misionin deri në fund, rreshteri me kolegun e ngjitën lart, por brenda tij ankthi ishte i madh ndërsa rruga për në bord shumë e gjatë dhe pse duheshin vetëm 15 sekonda.

I mbërthyer nga emocioni dhe frika, rreshter Balla kërkonte të shihte sytë e vajzës që mbante në krah. Ai pa trimërinë dhe ëmbëlsinë në syçkat e vogla të saj i puthi dorën me ëmbëlsi. “Një engjëll na erdhi në bord. Një trime e paparë”, rrëfen Balla për newsbomb.al.

Kur e pyes se përse i puthi pikërisht dorën më përgjigjet :” Ishte aq e vockël sa të vinte keq…ishte diçka krejt e natyrshme. S’e di…s’kam fjalë ta përshkruaj, më beso. Ajo rrinte me ne sikur të ishim familja e saj, na befasoi të gjithëve!! E kam puthur me të njëjtën dashuri si vajzën time”.

Xhuliana Jakimi- Intervista e plotë me rreshter Saimir Balla, pjesë e Forcave Ajrore të Shqipërisë-:

Kush ju njoftoi për situatën emergjente dhe sa persona ishit në ekip?

Detyrën e morëm nga komandanti i bazës së Farkës. Ai njofton komandantin e ekuipazhit,  nënkolonel Agim Sallaku.

Ai pas marrjes së detyrës njoftoj të gjithë ekuipazhin prej 6 vetash në total. Ekipi përbëhej nga nënkolonel Agim Sallaku me detyrë komandant ekuipazhi, major Dritan Dyrmishi, rreshter Saimir Balla  teknik bordi,  rreshter Genci Dervishi operator vinçi,  tetar Bledi Xaimi aero-shpëtues dhe nëntetar Ermir Locaj e operator bordi.

Si u kordinuat në realizimin e operacionit?

Pasi morëm kordinatat e vendit ku do shkonim brenda një kohe prej 15 mintash u nisëm drejt Burrelit.

Për hir së vërtetës hasëm shumë vështirësi deri sa shkuam në vendin e ngjarjes pasi moti nuk ishte aspak i favorshëm.Retë ishin në lartësi shumë të ulët dhe kishte erë.Gjithsesi falë guximit tëpilotëve që e kanë gjithmonë, shkuam mbi shtëpinë e përmbytur.Në fakt nuk e dinim qëbrenda asaj shtëpie kishte një foshje.

Pasi zbriti Bledi, na bën me shenjë që brenda shtëpisë është një fëmijë i vogël. Pasi Bledi diskutoi me familjen që përbëhej prej 5 personave bëri të mundur marrjen e mamasë së bebit. Ndërkohë vogëlushen e mbajti babai i saj.

Pasi morëm mamanë dhe e dërguam në një zonë të sigurtë pranë të afërmëve të saj, bëmë planin e evakuimit të vajzës së vogël.

Ngjitja me anë të vinçit është operacion standart i cili ka specifikat e veta , por në këtë rast vështirësia qëndronte në faktin se ishte fëmijë dhe nuk mund ta ngrinim si një person në kushtet normale të kësaj procedure, por i kushtuam më shumë kujdes duke e mbrojtur që të dy në aero-shpëtuesit.

 Pra, në këtë rast zbrita dhe unë bashkë me aero-shpëtuesin, Bledin.  Shkova dhe hyra në një dhomë në katin e dytë ku uji ishte prezent, madje dhe një krevat aty ishte i lagur. Uji brenda kishte shkatërruar gjithçka…

Takova babain e vogëlushes i cili me tha të lutem kujdesem për të. Më kujtohet që pasi takova babain e vajzës  i thashë: “Kam ardhur të marr vogëlushen”. Ai më shikoi në sy dhe më tha, “Amanet, mos ma vrisni vajzën”.

E kuptoj si mund të jetë ndjerë ai në ato çaste pasi jam prind edhe vet. I them, “ Mos u mërzit, vajza është në duar të sigurta. Më jep një batanije ta mbështjell”. Pasi ia kërkova batanijen, doja ta vija atë mbi krevatin që ishte aty pranë. “Jo të lutem”, më thotë,-“krevati është i lagur”. 

Pasi vëzhgova përreth, aty pranë pashë një djep. E vendosa vajzën mbi djep dhe e mbështolla me batanije pasi në ato momente po binte një shi i rrëmbyer.

Pastaj me gjithë batanie e futa poshtë xhupit tim duke u kujdesur vetëm që të ishte ngrohtë dhe e sigurtë.

Dola nga dritaria… ishte një moment shumë i vështirë pasi i mora fëmijën , e shikoja kur iu mbushen sytë me lot kur po e ndaja nga e bija.

Më tha, “Amanet vajzën, po më gjeti gjë vajzën unë nuk e dua jetën më” .I thashë, “ mos e mendo diçka të tillë, për pesë minuta vajza do jetë në krahë të së ëmës”. Nuk e zgjatëm më bisedën, pasi gjatë kësaj kohe Bledi bëri lidhjen me vinç dhe filloi ngritja.

Nga çfarë kishit më shumë frikë në ato momente?

Kemi bërë shumë ngritje, është puna jonë, por kësaj radhe më dukej e pafund. Diçka që ishte rreth dhjetë a pesëmbëdhjetë sekonda mua më është dukur shumë e gjatë.  Kishim një vogëlushe në krahë dhe kushtet ishin shumë të këqija.

Unë dhe Bledi shikonim njëri-tjetrin në sy duke qenë të kujdesshëm në ruajtjen e hapsirës  së vajzës , të mos e shtrëngonim më shumë se ç’duhej.

Edhe tani që e kujtoj po përjetoj të njëjtat emocione. Ajo që mendoja gjatë ngjitjes që mua m’u duk një përjetësi, ishte dëshira për t’i parë sa më shpejt sytë.

Çfarë përjetuat kur u ngjitët në bord dhe patë  fytyrën e vajzës?

Kur Bledi hapi batanijen në momentin që u ngjitëm, po mendoja se mos ishte duke qarë, por ajo na habiti të gjithëve, thjesht po  na shihte. Është e paimagjinueshme kënaqësia që ndjeva në ato moment, s’do ta harroj gjithë jetën.

Një trimëreshë e paparë që Zoti i’a shtoftë jetën më shumë se 100 vite! Të gjithë u lumturuam si kurrë ndonjëherë. 

Pastaj shkuam atje ku kishim lënë mamanë e saj dhe më kujtohet se personi që më doli para ishte një burrë rreth 50 vjeç.Më tha, “jam daja i vajzës”. I thashë, “qofsh me jetë. Unë këtë engjëllin e dorëzoj vetëm në dorën e mamasë së saj”, dhe ështu bëra. Ja dhashë asaj në krah, por më parë e përqafova dhe njëherë duke u larguar me ngrohtësinë e vogëlushes.

E mësuat emrin e vajzës?

Me thënë të drejtën gjërat ndodhën aq shpejt saqë nuk arrita ta mësoj, por sytë e saj do më mbeten në memorie gjithë jetën.

Përse në momentin që u ngjitët në bord dhe patë vajzën i puthët dorën?

Sepse ishte aq e vockël sa të vinte keq…ishte diçka krejt e natyrshme. S’e di…s’kam fjalë ta përshkruaj më beso. Ajo rrinte me ne sikur të ishim familja e saj, na befasoi të gjithëve.

Po me pjestarët e tjerë të families çfarë ndodhi?

I ati i vajzës dhe dy persona të tjerë më të moshuar, që besoj se kanë qenë prindërit, nuk pranuan që të vinin me helikopter. Por pak më vonë evakuimi i tyre u bë me varkë.

Si mund ta emërtosh këtë operacion të mbyllur me sukses? Ka qenë ndër më të vështirët që ke realizuar?

Te gjithë operacionet janë të vështira.  Ne jemi stërvitur për të bërë një gjë të tillë, deri këtu s’ka asgjë jashtë normales.  Si pilotët,  teknikët,  operatorët e ajrit dhe bordit janë të mirë trajnuar. Por, këtë operacion unë bashkë me ekipin nuk do ta harrojmë kurrë, ne morëm një engjëll në bord.

Sa vite keni që punoni pranë Forcave Ajrore?

Kam 12 vite që punoj pranë Forcave Ajrore. Jam trajnuar jashtë vendit si në Itali, Gjermani, Francë dhe Turqi.

Si është një ditë e zakonshme e juaja?

Nëse nuk ka detyra ka stërvitje, ky është misioni ynë. Ky quhet operacion sar, “search and rescue”, kërko dhe shpëto. S’di në ka mision më fisnik se ky.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img