Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Flet gruaja e shoferit të kamionit me 400 kg kokainë: Burri im është i pastër. S’e dinte çfarë kishte në mjet, e telefonuan dhe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkëshortja e Izet (Osman) Sheqirit, shoferit të kamionit në të cilin u kapën 400 kilogramë kokainë në Lipjan, ka rrëfyer ngjarjen se si është arrestuar bashkëshorti i saj mëngjesin e djeshëm.

Ajo ka thënë për “Klan Kosova” se burri i saj nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se nuk e dinte se çfarë ngarkese kishte brenda në kamion.

“Jam e sigurt se është i pastër. Jam e sigurt sepse më rrogë ka punuar, është çuar herët, nuk është marrë me punë të këqija. Është i afërt me neve, nuk del nuk pi. 80 euro paguhet për një xhiro. Ky është vetëm vozitës, e afron aty për shkarkim kamionin, ky nuk prek aty. Është vetëm shofer, kush ngarkon, çfarë qet aty, ky nuk e di sepse është i blombuar. Gjithherë ka punuar me këtë kamion. Burri është 53-vjeçar. Është kthyer të shtunën pasdite rreth orës 18:00. Të hënë është zgjuar në mëngjes për të shoh të gjejë ndonjë punë tjetër. Të shtunën e ka sjell kamionin nuk ka pasë punë. Asnjë telefonatë a diçka s’ka pasë as të dielën”, është shprehur gruaja e shoferit të kamionit.

Më tej ajo ka treguar momentin kur policia ka arrestuar bashkëshortin e saj gjatë aksionit.

“Të hënën në 09:20 e thirrën “a po vjen me zbrazë kamionin”. Tha “Po” si gjithherë. Unë i përfundova disa punë dhe i pashë dy veta që kaluan me atë, i ranë ziles ju thash hajde hyrë. Kur i ranë dy tre herë ziles thash mos është për rrymë dikush me të. Dola, ia kishin lidh duar, plot oborri policë, dhjetë a s’e di sa ishin”, ka thënë gruaja.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img