Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flet gruaja e Asqeri Mandrit: Kunata më rrahu sepse i denoncova vëllanë në polici

Shkruar nga Newsbomb
Flet gruaja e Asqeri Mandrit: Kunata më rrahu sepse i denoncova

Rastet e dhunës në familje janë kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë, veçanrëisht rastet kur burrat dhunojnë dhe mbajnë të mbyllura në shtëpi gratë e tyre.

Disa ditë më parë një 32-vjeçare denoncoi në polici për dhunë bashkëshortin e saj Asqeri Mandrin, i cili u la në burg me akuzën e dhunës në familje. Bashkëshortja e 34-vjeçarit dëshmoi në polici dhe tregoi se burri i saj kishte qenë vazhdimisht xheloz, por që pas kthimit nga Gjermania ishte bërë edhe më agresiv. Ajo ka thënë gjithashtu se bashkëshorti i saj ishte i varur nga bixhozi.

34-vjeçari e dhunonte bashkëshorten në sy të fëmijëve, vëllait dhe nënës së tij, por këta dy të fundit edhe pse në moshë madhore janë munduar t’i fshehin këto episode.  32-vjeçarja ka folur soit për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Ballkan Ëeb. Ajo ka zbuluar se është dhunuar gjithmonë në sy të fëmijëve nga bashkëshorti, ndërkohë që ka zbuluar se pas denoncimit në komisariat, është dhunuar në shtëpi nga kunata, motra e Asqeriut.

“Asqeriu u kthye në 6 janar. Punoi atje dhe nuk i dhanë lekët. Punoi për pronarë turk të cilët nuk e kanë paguar.

Ai atje pati edhe një incident. Mora vesh që janë zënë. Më thoshte ose unë ose ti nuk do ta hamë vitin e ri. Ka kaluar një gjendje të rëndë psikologjike, një situatë të tillë e kam kaluar edhe unë. Nuk jam ndjekur me psikolog sepse doja të rrisja fëmijët, jo akuza dashnorësh siç më thotë vjehrra. Nuk mund të jetoj më aty. Jam dhunuar dhe kemi debatuar në sy të vajzave. Vajza e dytë që është vetëm 6 vjeçe më mbron gjithmonë”, ka thënë 32-vjeçarja.

Ajo hodhi poshtë pretendimet e vjehrrës për tradhti.

“Unë flija me 4 goca, nuk kisha pse të fusja burra brenda. Isha duke bërë një byrek dhe vajzat po luanin. Si ka mundësi që jetoni në familje kolektive kur ju Ashtu mendoi vjehrra. Se ngaqë ishin kamerat. Në gusht u vendosën kamerat. Nuk isha aty. Doja ta mbuloja burrin, dhe thashë; që i kam vendosur vetë.  Isha duke bërë një byrek dhe vajzat po luanin. Si ka mundësi që jetoni në familje kolektive kur ju Ashtu mendoi vjehrra. Se ngaqë ishin kamerat. ”, tha ajo.

Bashkëshorti dhunues kishte vetëm 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Sapo kishte ardhur në Shqipëri 34-vjeçari kishte vendosur kamera në të gjitha ambientet e banesës së tij në “Kodër Institut”. Pre e dhunës së vazhdueshme të Mandrit nuk ka rënë vetëm bashkëshortja e tij, por edhe 4 fëmijët e çiftit. Denoncimin në polici mësohet se e ka bërë vetë e reja.

Lexo edhe: Momenti kur Asqeri Mandri ndërpret lojën me fëmijët për të rrahur bashkëshorten

Lexo edhe: “Ma dha truri”, ky është Asqeri Mandri babai i 4 fëmijëve që ruante gruan me kamera

Lexo edhe: “Big Brother” në Institut, Asqeri Mandri monitoronte gruan me kamera

Lexo edhe: Kamera në çdo cep të shtëpisë, flet nëna e Mandrit: Ishte xheloz, nusja e tradhtonte

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Lajmet e fundit

Zbulo më shumë artikuj

Hapësire reklamuese