Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Flet gazetari Elvi Fundo: Si më qëlluan me levë pas koke në mes të ditës në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Elvi Fundo, i cili paraditen e së martës u dhunua nga dy persona të paidentifikuar pranë stacionit të trenit në Tiranë, vijon të jetë i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nën ruajtjen e forcave të rendit.

Ky fakt u konfirmuar vetë nga gazetari Elvi Fundo gjatë një interviste për televizionin “Report Tv”.

Gazetari rrëfen se nuk i ka parë agresorët dhe se ata e kanë qëlluar nga mbrapa fillimisht, ndërkohë shton se kanë përdorur edhe mjete të forta.

Dy dhunuesit janë larguar në këmbë shprehet gazetari, i cili nuk ka mundur të pikasë asnjë detaj nga ata.

“Jam goditur nga pas, pas koke. Nuk kam arritur t’i dalloj se kush ishin. Më kanë goditur në gojë dhe këtë e kam marrë si mesazh që mos fol më”, thotë ai.

Elvi shprehet se ka besim se policia do ta zbardhë këtë ngjarje, ndërkohë ka theksuar se kjo ngjarje nuk duhet të politizohet.

“Nuk ka vend për politizimin e kësaj ngjarje”.

Gazetari evidentoi se ka folur me policinë për dyshimet e tij dhe se po administrohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë të bizneseve për rreth zonës ku ndodhi incidenti.

I pyetur nga Report Tv për dyshimet e tij lidhur me urdhëruesit, Elvi Fundo jep këtë përgjigje:

“Dyshimet lidhet me shkrimet e fundit që kam publikuar në portal. Shkrimet kishin lidhje me disa trafikantë droge me emra të ndryshuar që janë pronarë mediash. Pra, njerëz të krimit që drejtojnë sot në politikë dhe në media. Urdhëruesit do të ishte shumë e vështirë të zbardhen, por të zbardhen agresorët në fillim. Jam goditur nga pas në mes të ditës. Unë jam gazetar që nuk fshihem, eci në këmbë nëpër Tiranë. Natën mund edhe të më kishin vrarë por të shpresojmë që policia dhe strukturat e policisë të bëjnë punën e tyre”.

Në fund, gazetari ka një falënderim për mediat, dhe kolegët që u sensibilizuan me të.

Më lejoni të bëj një falenderim për mediat. Ju falenderoj ju (Report Tv), falminderit për solidaritetin profesionist si gazetar”, thotë Fundo.

Ndërkohë Policia e Tiranës vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img