Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Flet eurodeputeti që bëri raportin e KE për Shqipërinë: Zgjedhjet u organizuan mirë dhe ishin të qeta, fushata ishte gjithëpërfshirëse

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Eurodeputeti që realizoi raportin e Asamblesë së Këshillt Europian Aleksander Pociej, thotë se zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri përgjithësisht u organizuan mirë ndërsa fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në një kornizë ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore.

Teksa prezantoi raportin, ai e nisi fjalën e tij duke thënë:

“Pajtohem plotësisht me z. Stefan Schennach. Duke folur për Shqipërinë, ne jemi vërtet të befasuar se si ky vend kishte ndryshuar gjatë viteve të fundit. Duhet të them gjithashtu që zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata”.

Ai tha se delegacioni i Asamblesë u nda në 11 ekipe dhe vëzhgoi procesin e votimit në një numër vendvotimesh në Tiranë, kryeqytetin dhe rrethinat e tij, si dhe në Elbasan, Durrës, Kavajë, Dibër, Fier dhe në fshatra.

“Delegacioni i vëzhgimit të zgjedhjeve arriti në përfundimin se zgjedhjet parlamentare u karakterizuan nga fushata të gjalla dhe gjithëpërfshirëse falë një kornize ligjore që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore”, tha eurodeputeti Aleksander Pociej.

Megjithatë Pociej thotë se në disa raste, delegacioni vuri re se, zyrtarë, si në shumë shtete të tjera, shfrytëzuan postin e tyre publik për të përfituar gjatë fushatës.

Më tej thuhet se delegacioni konstatoi se në shumë qendra votimi procesi ishte i qetë.

“Delegacioni vëzhgues i Asamblesë vuri në dukje se ditën e zgjedhjeve, në shumicën e qendrave të votimit të vizituara nga anëtarët e delegacionit, procesi i votimit ishte përgjithësisht i qetë dhe procedurat ndiqeshin në përgjithësi”, u shpreh eurodeputeti.

Më shumë

spot_img
spot_img