Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Flet doktoresha që zbuloi variantin “Omicron”, këto janë simptomat e reja

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një doktoreshë nga Afrika e Jugut, e cila ishte ndër të parat që zbuloi variantin e ri të koronavirusit “Omicron”, thotë se simptomat janë të lehta dhe pacientët ishin shëruar pa u hospitalizuar.

Angelique Coetzee, kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, i tha AFP se kishte parë rreth 30 pacientë gjatë 10 ditëve të fundit që rezultuan pozitivë për Covid-19, por kishin simptoma të panjohura.

“Ajo që i solli ata në spital ishte lodhja ekstreme”, tha ajo duke shtuar se kryesisht simptomat ishin vënë re te pacientët në moshë të re. Pjesa më e madhe e të prekurve ishin meshkuj nën 40 vjeç dhe të pavaksinuar.

Ajo tha se pacientët kishin gjithashtu dhimbje të lehtë të muskujve, gërvishtje në fyt dhe kollë të thatë. Vetëm disa prej tyre kishin temperaturë pak më të lartë.

Ajo tha se përgjithësisht simptomat ishin të lehta, krahasuar me simptomat e rënda të shkaktuara nga variantet e tjera.

Coetzee u shpresh se pati një nxitim që varianti i ri të quhej si tepër i rrezikshëm dhe me mutacione të shumta, ndërkohë që virulenca e tij nuk dihej ende.

Kryesisht viruset evolojnë duke përmirësuar aftësinë për t’u përhapur, por në të njëjtën kohë humbasin aftësinë për të shkaktuar simptoma të rënda.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img