Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Flet babai i Rudolf Nikollit: Çunin ma merrte një hoxhë dhe e bëri mysliman! I thashë beso ku të duash. Ishte me ilaçe… (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Flet babai i autorit të sulmit me thikë ditën e sotme në xhaminë Dine Hoxha të Tiranës.

Babai i Rudolf Nikollit ka thënë se ka gjashtë fëmijë, por Rudolfi ishte kthyer në besimin mysliman prej disa kohësh. Ai tha se djali i tij ishte shoqëruar me “disa persona me mjekër” nga Dibra dhe Maqedonia e Veriut, dhe që prej atij momenti nisi të kishte probleme psikologjike.

Niko Nikolli, i ati i Rudolfit që plagosi 5 persona me thikë sot te Rruga e Kavajës, tha djali kishte shkuar në spital ku doktori i kishte dhënë kurë për shëndetin mendor, por ai nuk e përdorte.

Për “News24”, Nikolli dënoi aktin ekstrem të djalit aq më tepër “në tempullin e shenjtë” siç u shpreh ai.

Pjesë nga deklarata:

Kam 6 fëmijë, kam vuajt shumë ekonomikisht. Një hoxhë m’i merrte këtu, dhe me e kthy një katolik me e bo mysliman e quante shumë gjë të bekuar. Dhe filloi çuni t’u u fal dhe unë i thosha demokraci është rrobët kanë qenë kret katolik dhe janë bërë kret myslimanë. Ti bëj ça të dush. Vazhdoi shkollën, e nisi për frëngjisht, nuk i mbaroi të gjitha, filloi zanatin e picave, vazhdoi me shokët e vet. Erdhi këtu më mori ato lekë që kisha unë dhe shkoi hapi një biznes në Peshkopi, me lloj-lloj rrobi mjekërosha. Ai shkoi në Maqedoni aty se ça i futën ndonjë të shame ndonjë gjë, nuk u bë më njeri. Kaloi në depresion. Shkoi në Itali por e kthyen pas te aeroporti, kaloi në depresion komplet, edhe koha e covidit. Ai ishte në spital shkova iu luta doktorit, jam katolit, çuni im është mysliman i fal tetë vakte. I thashë çuni im është bo mysliman, ma bie në shpi. Çuni tha jam shumë në rregull nuk shkoj më në spital i pinte dhe ilaçet. Kur e pashë unë, nuk i pinte ilaçet. Shkova e mbylla muhabetin edhe me atë të terminalit. Familje e mrekullueshme, u kënaqa kur ma falën çunin. I kërkoj falje prokurorit që i thashë e kam çunin në spital, u tregova burrë i pabesë. Tani kërkoj që djali im e bëri këtë, e pikërisht në vend të shenjtë. Ai nuk është mirë me shëndetin, nuk kishte asnjë lloj arsye ta bënte këtë punë. I kërkoj falje prokurorit që e kam rrejt.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img