Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Flet AVOKATI i Vis Martinajt: Viktima nuk ishte truprojë e tij. Çfarë ndodhi BRENDA lokalit dhe lidhja e Martinajt me personat e tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i Ervis Martinajt, 36-vjeçari biznesmen që mbeti i plagosur gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e djeshme në një lokal n ëish-Bllok, ka treguar detajet e ngjarjes dhe pozicionin e klientit të tij.

Mirash Martini u shpreh në emisionin “Repolitix” se Ervis Martinaj ndodhej në lokal rastësisht dhe nuk nuk ishte ulur në tavolinë me asnjë nga personat e përfshirë në përplasjen me armë.

Avokati tha se Martini i njihte thuasje të gjithë personat që ndodheshin brenda në lokal dhe nuk kishte konflikt me asnjërin prej tyre.

Sipas avokatit Martinaj ishte nisur drejt një lokali tjetër por hasi pronarin e lokalit “Monopol”, Redi Popesku, i cili e ftoi të pinin diçka. Mirash Martini tha se Ervis Martinaj ndodhej në banakun e lokalit dhe në momentin që ndodhi përplasja hyri me gotën e verës në dorë për të shuar sherrin. Avokati i Martinajt mohoi edhe që viktima Fabiol Gaxha të ketë qenë bodigard i Martinajt,sipas tij, të dy kishin rreth 6 muaj që nuk takoheshin, por njiheshin.

Pjesë nga deklarata e avokatit të Ervis Martnaj:

Versionet që thuhen në media sot janë në kundërshtim të madh me pjesën që e lidhin Vis Martinin me këtë çështje. Me të gjithë personat që kanë qenë në lokal Vis Martini nuk ka patur konflikte, Të gjithë kanë qenë të njohur dhe miq.

Konflitik ka qenë i papritur, sepse ai ka qenë në banak dhe nuk kanë qenë dy persona që janë konfliktuar. Konflikti ka zgjatur pak sekonda. Ai ka qenë në banak me pronarin. Ai ka hyrë mes tyre me një gotë vere që ka patur në banak, për të shuar sherrin mes tyre.

Në momentin që ka hyrë sherri ka qenë midis Gaxhajt dhe autorit, komandos, i identifikuar më vonë, por që Ervis Martini nuk e njihte më parë.

Shumë e rëndësishme është kjo, që Ervis Martini nuk ka qenë pjesë e konfliktit, ka marrë një plumb pasi ka hyrë të shuaj këtë konflikt. Nga komunikimi me Martinin, Gaxha kishte nga 5 muaj që nuk e takonte, nuk është bodigardi i tij. Ata s’kanë qenë bashkë, Gaxha ka qenë në tavolinë tjetër dhe Martini ka qenë në banak me pronarin, Redi Popeskun. Nuk është një e vajtur e planifikuar për të shuar ndonjë sherr. As hyrja në lokal nuk ka qenë e planifikuar, ishte nisur për te një tjetër lokal. Ai ka hyrë me një gotë vere në dorë për të shuar sherrin.

Me personin e plagosur rëndë, kanë njohje, kanë një lidhje shumë të largët. Por që nuk janë persona që shoqërohen në mënyrë të vazhdueshme me Ervis Martinin.

Nuk ka qenë nisur për të shkuar në atë lokal. Është takuar dhe e ka ftuar pronari i lokalit për të pirë diçka.

Është e vështirë ta them për çfarë është ndaluar apo për çfarë është arrestuar. Unë si avokat i tij, nuk jam njohur me ndonjë akt arresti. E mora vesh kur ia kanë komunikuar gojarisht. Do të shohim deri nesër se ka afat.

Vis Martini ka marrë vetëm një plagë në qafë, plaga është goxha, kërkon trajtim është në një spital privat. Por është jashtë rrezikut për jetën dhe koshient.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img