Hapësire reklamuese

Aktualitet

Flet autori: Si i fsheha dy telefonat dhe çfarë kishte në portofolin e Elvana Gjatës

Shkruar nga Newsbomb

Personi që i vodhi celularët këngëtares Elvana Gjata, as nuk ka tentuar t’i shesë në tregun e zi. Për arsye, që nuk i ka shpjeguar para hetuesve, Ervin Tahiri, i cili tashmë është duke vuajtur dënimin me 2 vite e 4 muaj burg firmosur ndaj tij Gjykata e Tiranës, ka treguar se dy celularët e këngëtares i kishte fshehur në afërsi të Liqenit Artificial.

Gjatë pyetjes së të pandehurit, Ervin Tahiri ka rezultuar se dy telefonat celularë të vjedhur i kishte fshehur tek amfiteatri i Liqenit Artificial, poshtë një pllake betoni.

Nga ana e policisë është shkuar atje dhe janë gjetur, fiksuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy telefonat celularë (“Iphone 6” dhe “Samsung Edge S6”) të vjedhur, thuhet në dosje. Autori i vjedhjes nuk ka shpjeguar nëse do të kthehej sërish atje për t’i marrë celularët. Por, është treguar i gatshëm që në krye të herës që t’i tregojë policisë se ku i kishte lënë atë. Ndërkohë, në dosje saktësohet se në shtëpinë e të pandehurit Ervin Tahiri janë gjetur portofoli i kallëzues Elvana Gjata i markës “Mcael Coors”, brenda këtij portofoli janë gjetur leje e drejtimit në emër të kallëzueses Elvana Gjata dhe një kartë krediti, po në emër të saj, transmeton "Balkanweb".

Ngjarja ndodhi në qershor të 2015-ës, kur Elvana Gjata ndodhej në rrugën “Sulejman Delvina”, ku kishte hapur një biznes për shitje fustanesh nusërie. Ajo ka qenë në biznes me një grup pune, kur ka dëgjuar zhurma dhe më pas ka pikasur se mungonin telefonat e saj dhe portofoli. Këngëtarja nuk hezitoi dhe bëri denoncimin në polici. Autori i vjedhjes u identifikua përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, të instaluara në biznes dhe tashmë po vuan dënimin e drejtësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu