Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Fle në ditë me shi dhe del në TV në ditë me diell”, Rama thumbon Bashën: Po infekton me krenari ndjekësit e tij!

Shkruar nga Newsbomb
“Fle në ditë me shi dhe del në TV në ditë me

Kryeministri Edi Rama vijon të denoncojë grumbullimet masive elektorale që organizon kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa thotë se po bëhet shkaktar për shumë infektime të reja.

Rama ka postuar në rrjetin social Facebook një foto krahasuese, ku në njërën pjesë shfaqet Basha i rrethuar nga dhjetra mbështetës, dhe në pjesën tjetër është pamja nga procesi i vaksinimit në sheshin Skënderbej.

 “Ndërkohë që fle në këtë ditë shiu, Lulëzim Basha del në tv me një video të xhiruar në ditë me diell, ku siç shihet vazhdon të infektojë me krenari ndjekësit e tij!

Ne vazhdojmë vaksinimin masiv dhe distancimin fizik për ta fituar këtë luftë, me vetëdijen se shëndeti i shqiptarëve është mbi gjithçka.

Vaksinimi dhe distancimi do të na nxjerrin së shpejti fitues si popull e si shtet mbi Armikun e Padukshëm, ndërsa turpi i infektimit të përditshëm do të jetë vula që do t'i mbetet humbësve të 25 prillit”, shkruan Rama në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu